Futboll Seria A Sport

MILAN-JUVENTUS/ Lajm i keq për “Kuqezinjtë”, Ibrahimovic del nga fusha e lojës (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic është lënduar gjatë pjesës së parë të ndeshjes Milan-Juventus

Suedezo-boshnjaku 40 vjeçar është larguar në minutën e 28-të të ndeshjes për t’u zëvendësuar me Olivier Giroud pasi që ka pësuar një lëndim në thembrën e Akilit: kjo u pa pasi që ai ishte ulur në bankë dhe kishte një copë akulli duke e trajtuar atë. Lojtari gjithmonë cilësohet si lider i zhveshtores se kuqezinjve dhe largimi i tij është një humbje për Milan.

Ibrahimovic deri tani ka bërë 19 paraqitje këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, në total 1068 minuta, ka shënuar tetë gola dhe ka qenë një pikë referuese për lojtarët e rinj të skuadrës. Kontrata e tij me klubin skadon në fund të sezonit por ai pret që ta zgjasë atë edhe për një vit tjetër.

Veterani kishte vuajtur nga një problem me lëndim në thembrën e Akilit edhe në shtator, e cila gjë e kishte detyruar që ai të mungojë në katër ndeshje të ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve.

Një fitore e Milanit kundër Juventusit sonte është një çelës nëse ata dëshirojnë ta vazhdojnë presionin nga liderët në ligë Inter, të cilët mposhtën Venezian dje me rezultat 2-1, falë një goli në minutat e fundit të ndeshjes nga Edin Dzeko.

Related posts

NAPOLI INTERESOHET PËR TALENTIN SHQIPTAR/ Verona i vendos çmimin, Ja sa kushton Marash Kumbulla…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ CR7 shpëton me dopietë Manchester United-in nga humbja ndaj Atalantas

Delo.autor

U ZYRTARIZUA NGA ASTANA/ Mbrojtësi Bitri: Aventurë super me Partizanin, tani kap majat

Delo.autor

Leave a Comment