Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kukësi i bën dhuratën e fundit Longos, vjen firma me ish-futbollistin e Skënderbeut

Kukësi ka zyrtarizuar atë që pritet të jetë lëvizja e fundit në merkaton e futbollistëve për klubin në janar. Verilindorët kanë firmosur sot marrëveshjen për Jorgo Pëllumbin, ish-futbollistin e Skënderbeut, pjesë e përfaqësueses Shpresa në vitet e fundit.

Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së Varazhdin në Kroaci, por ka pranuar të kthehet përsëri në kampionatin shqiptar, ku ka rënë në sy më parë me fanellën e korçarëve. Marrëveshja mes klubeve është për huazimin deri në fund të sezonit.

NJOFTIMI I KUKËSIT
Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë huazimi nga klubi i Varazdin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares U21 rikthehet në kampionatin tonë pas një aventure në Kroaci, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pëllumbi e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte mbrojtësi i Skënderbeut para transferimit në kampionatin kroat.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.

Related posts

“Çmendet” Arsenali/ Topcinjtë fitojnë duelin në distancë me Juventusin për super-futbollistin

Sadik.Autor

TRIUMFI NDAJ SPAL/ Donnarumma ia dedikon fitoren atij që kanë kryqëzuar padrejtësisht

Delo.autor

SHPËRTHEN NË LOT/ Zinchenko: Nëse s’do kisha vajzën, do luftojë në Ukrainë

F.autor

Leave a Comment