Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari nis më herët përgatitjen, pilotët 4 ditë teste në pistën e Fiorano

Sezoni 2022 për skuadrën Ferrari do të nisë që këtë javë, në pistën e Fiorano. Edhe pse njëvendëshja e re e “kokëkuqes” ende nuk është zbuluar (më 17 shkurt), ka ardhur koha që pilotët të nisin të adaptohen me makinën dhe ritmin e garës pas dy muajsh pushim.

Të gjithë, pilotë, inxhinierë e mekanikë te Ferrarit do të jenë së bashku për 4 ditë në Fiorano, në pistën private të makinës italiane. Në pistë do të zbresin të dy pilotët titullarë, Charles Leclerc e Carlos Sainz si dhe piloti kolaudator Robert Schartzman.

Ata do të pilotojnë makinën SF21 të vitit të kaluar. Për herë të fundit ata kanë qenë në pistë në garën e Yas Marina, në Abu Dhabi, ku disa ditë më pas u bënë edhe disa teste me gomat e reja (me pilotin Schartzman).

Related posts

U NGATËRRUA ME PERSONIN E GABUAR/ Futbollisti amerikan e pëson keq nga luftëtari i MMA (VIDEO)

Delo.autor

PARALAJMËRON BOKSIERIN USYK/ Joshua: Revanshi do të jetë një luftë mes nesh

Delo.autor

KUR NUK SHËNON, PËSON/ Barcelona del kokëulur nga “Bernabeu”

Delo.autor

Leave a Comment