Futboll Premier League Sport

RAGNICK BËHET GAZI I BOTËS/ Shkon në stërvitjen e Manchester United dhe nuk gjen asnjë lojtar në klub

Ralf Rangnik është kthyer në objekt talljesh te klubi i Mançester Junajtid për një veprim gjatë kësaj jave që e ka kthyer atë në temë bisede te “djajtë e kuq”. Tekniku gjerman ka qenë protagonist i një episodi shumë kurioz, pasi ka shkuar në klub duke harruar se kishte lënë skuadrën pushim.

Të martën, një ditë pas fitores në Kupën FA ndaj Aston Vilës, ai ishte shfaqur në kompleksin stërvitor. Si zakonisht, ai kishte shkuar menjëherë në parkingun e klubit ku është grupi i kontrollit për testet anti-COVID para se të hyhet në ambientet e kompleksit. Por askush nuk ishte atje dhe ai ka pyetur i çuditur se çfarë kishte ndodhur.

Trajnerit iu kujtua nga punonjësit e pranishëm në klub se menjëherë pas fitores në Kupën FA ndaj Aston Vilës, u kishte dhënë ditën pushim lojtarëve ndaj nuk kishte njerëz në klub. Pasi kishte dëgjuar këtë shpjegim, Rangnik kishte bërë prapakthehu dhe ishte kthyer në shtëpi. Por kjo vizitë e trajnerit në klub nuk kaloi pa u komentuar nga lojtarët e pa u bërë publike, duke e kthyer në objekt talljesh teknikun gjerman.

Related posts

“ME MILAN NË CHAMPIONS DO LUAJA GRATIS”/ Holandezi De Jong: Ndaj Juventus fitojmë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Perez hap “thesin” 300 milionësh, REALI gati të bëjë transferimin e shekullit

Isa.Autor

Lamtumirë Manchester City, Aguero rikthehet në La Liga!

Sadik.Autor

Leave a Comment