Futboll Sport

REALI “PESHKON” TE ATALANTA/ Kërkon rivalin e Gjimshitit për një vend në formacion

Real Madrid kërkon mbrojtës dhe Karlo Ançeloti e di mirë se vendi i duhur për të gjetur të tillë është pikërisht Seria A. Por këtë radhë, zgjedhja e tij duket pak e çuditshme.

Sipas “Fanatik” në Turqi, tekniku i Realit ka hedhur sytë nga Merih Demiral. Mbrojtësi 23-vjeçar turk nuk arriti të shpërthente te Juventusi dhe përfundoi i huazuar në fillimin e këtij sezoni te Atalanta. Ançeloti është i bindur se mund të punojë me lojtarin dhe korrigjojë gabimet e tij, për të ndërtuar një mbrojtës që do u shërbejë për shumë vite spanjollëve.

Atalanta ka huazuar me të drejtë blerje lojtarin dhe ndonëse nuk është një titullar fiks, duke bërë shpesh rokadë me Berat Gjimshitin, është gati të paguajë 23 milionë eurot e klauzolës nëse Reali e ka seriozisht. Në këtë mënyrë, do të përfitonte shumë shpejt një shifër të ndjeshme financiare nga kalimi i turkut në Spanjë, për një shumë rreth 30 milionë eurove.

Related posts

FITORJA E NAPOLIT/ Rrahmani për golin kundër Udineses: E falënderova Koulibalyn

Delo.autor

Interi, i fiksuar me Pastore: PSG kërkon 5 milionë euro për huazimin

Q.Autor

Rinovimi/ Bayern Munich merr vendimin për dyshen Robben-Ribery

Q.Autor

Leave a Comment