Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ “Klasikja” e futbollit shqiptar ndaj Tiranës, Vllaznia me njoftim për tifozët

Të shtunën rikthehet të luhet Kategoria Superiore, teksa do të zhvillohet dhe “Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, të shtunën në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”.

Klubi shkodran me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ka bërë me dije çmimet e biletave për këtë supersfidë. Biletat për tifozët kuqeblu do të kushtojnë 400 lekë të cilët janë të pozicionuar në tribunën V.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se për t’i ardhur në ndihmë tifozëve të saj që duan të jenë të pranishëm në ndeshjen Tirana- Vllaznia që do të luhet ditën e shtunë ora 19.45 në “Air Albania” , se biletat e kësaj ndeshje mund t’i sigurojnë në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” ditën e enjte dhe të premte sipas orareve që keni në grafikën e mëposhtme. Në dispozicion të tifozëve kuqeblu do të jenë tribunat V 101, 102 dhe 103 dhe çmimi i biletave do të jetë 400 lekë.

Forca Vllaznia!🔴🔵”

Related posts

NUK E FTUAN NË STADIUM/ Shpërthen komentatori grek pro-serb: Qorrat e FSHF fshinë emrin tim (FOTO)

Delo.autor

TRADITA PËR BLUTË/ Dinamo me bilanc perfekt ndaj Vorës

F.autor

PLAS TEK TIRANA/ Trajneri MEMA PËRPLASET me sulmuesin afrikan, e pezullon

Isa.Autor

Leave a Comment