Futboll Seria A Sport

SITUATA KAOTIKE/ Edhe futbollisti i Napolit rezulton me probleme në zemër pas COVID-19

Një tjetër rast problematik është regjistruar në botën e futbollit. Futbollisti i Napolit, Adam Ounas, ka rezultuar me probleme në zemër.

Në fakt futbollisti alegjerian ishte infektuar me Koronavirus. Por, pas kontrolleve rutinë, janë vënë re disa anomali të zemrës, që tashmë po kontrollohen në mënyrë specifike.

“Kemi vendosur që deri tani të mbanin sekret gjendjen e Ounas. Ishte pozitiv me COVID dhe pas kontrolleve rutinë, u zbuluan probleme në zemër. Prandaj tashmë duhet të bëjë disa kontrolle të specializuara.

Nëse do tregonim, nuk do ta shikonim më lojtarin. Aubamejang dhe Lemina u larguan nga turneu për këtë arsye, nuk mund të tregonim”, ka thënë trajneri i Algjerisë, Djamel Belmadi.

Related posts

“JAVA E KRIMIT”/ Sulmuesi Sukaj nuk i kursen thumbat. Ndez derbin Tirana-Partizani me postimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

SULMUESI “SHPËRTHEN” NË RRJETET SOCIALE/ Balotelli: Pra, unë do të isha në burg? Mjaft thashethemeve budallaqe (FOTO)

Delo.autor

Hamburgu emëron trajnerin e ri, çfarë do të ndodhë me Mavrajn?

Q.Autor

Leave a Comment