Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Bomberi” Lewandowski i vetëofrohet Real Madridit, ja prapaskenat…

Një lajm i bujshëm merkatoje vjen nga Spanja. Sipas gazetës “AS”, në fakt, Robert Lewandowski është “emri i ri” për sulmin e Real Madridit. Duke pasur parasysh vështirësitë e mbërritjes te Haaland gjatë verës, ideja për t’u kthyer te polaku i Bayern Munich është rikthyer në tavolinë.

Sipas gazetës spanjolle, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit do të dëshironte ta përfundonte karrierën e tij te “Los Blancos”, prandaj ka udhëzuar përfaqësuesit e tij për të gjetur një marrëveshje me gjigantët e “Santiago Bernabeu”.

Nisur nga situata, Bayern Munich do të gjendet në një pozicion të dobët në fund të sezonit. Me skadimin e kontratës në qershor 2023, në fakt, klubi bavarez do të detyrohet “të heqë qafe” një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim për rreth 30-40 milionë euro. Sigurisht që nuk do të ishte vlera reale e lojtarit, por rreziku do të ishte humbja e tij falas verën e ardhshme.

Nga ana tjetër, paga e polakut nuk do të ishte problem për Real Madridin. Politika e borxhit zero të Bayernit është shumë strikte dhe Lewandowski është lojtari me pagën më të lartë në skuadrën bavareze, me 12 milionë neto në sezon.

Te Real Madridi ka lojtarë si Bale dhe Hazard, që e kalojnë shumë këtë shifër, dhe të tjerë si Benzema, Alaba apo Modric që marrin kësi shumash. Megjithatë, sipas “AS”, Lewandowski do të ishte i gatshëm të humbiste para, duke i dhënë përparësi një oferte të ardhshme nga Merengues.

Related posts

Hamilton flet për garën e Belgjikës: U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur

Isa.Autor

U LARGUA NGA “BARDHEBLUTË”/ Zbulohet klauzola e veçantë te Tirana, ja çfarë ndodh me kontratën e Dedes…

Delo.autor

“ÇËSHTJA MESSI ËSHTË SHUMË E NDJESHME”/ Luis Enrique: Klubet janë mbi të gjithë individët

Delo.autor

Leave a Comment