Futboll Seria A Sport

“VLAHOVIC DHE DONNARUMMA PA LIDER”/ Drejtori i Serie A: Mourinho aktor, ndërsa Roma u bë si bordello

Nga Roma te Interi, duke kaluar te Bolonja dhe më pas te Salernitana. I Intervistuar nga e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, Valter Sabatini ka folur hapur për disa tema të caktuara, ku ka deklaruar se Vlahoviç ka bërë diçka të turpshme duke kaluar nga Fiorentina te Juventusi, ku Murinjo është një aktor i suksseshëm dhe se Roma në kohën kur ai ishte në rolin e drejtorit ishte si një bordello:

Vlahoviç nga Fiorentina te Juventusi – “Një gjë e turpshme. E padurueshme. Si mund të mos kesh asnjë mirënjohje për klubin që besoi te ti? E njëjta gjë vlen edhe për Donarumën me Milanin. Këtu hynë në lojë cilësitë njerëzore.”

Interi – “Ishte gabimi më i madh profesional i jetës sime. Pranimi i një kërkese të brendshme që më kërkonte të isha jashtë organikës. Një gabim i imi. Më duhej të prishja kontratën në fillim për të rifilluar. Një situatë e paqëndrueshme.”

Roma – “Kam debatuar me Palotën. Me të krijuam një Romë që luante futboll të përsosur. Dhe gjithmonë kur e mendoj nuk u trondita që dhashë dorëheqjen. Më ka ndodhur të flas shumë me Spaletin, por atje niveli i diskutimeve tona kufizohej gjithmonë. Shkarkimi më i dhimbshëm? Rudi Garsia. Ishte një shkarkim nga detyra i pashmangshëm dhe i drejtë. Pa dyshim që Palota e kishte bërë Baldinin si këshilltar të tijin personal. A mund ta pranojë një drejtor sportiv një gjë të tillë? Ai nuk mund të ndërhynte, por Roma ishte bërë si një bordello. Agjentët nuk dinin te kush të shkonin. Palota më la të lirë vetëm pas përfundimit të merkatos.”

Murinjo – “Ai është një aktor i suksesshëm, por unë dua të luaj futboll të vërtetë. Ai do të përgjigjet se ka fituar gjithçka dhe unë nuk kam fituar asgjë. Ai është i mirë për një lloj të caktuar ekipi, një kontekst të caktuar.”

Largimi nga Bolonja – “U shkarkova nga Saputo pas një humbje në shtëpi. I thashë që isha në dispozicion të tij për çfarëdo vendimi që do të donte të merrte. Të nesërmen në mëngjes ai erdhi në zyrë dhe më tha që më mirë të ndajmë rrugët tona.”, përfundoi Sabatini.

Related posts

Dy gola për 5 minuta, Argjentina e Islanda e mbyllin në barazim të paren (VIDEO)

Sadik.Autor

CEREMONIA E “EURO 2020″/ Avionë luftarakë dhe legjenda Totti, sa shumë surpriza priten në “Olimpico”

Delo.autor

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR YLLIN E FRANCEZ/ Vinicius del hapur: E ardhmja e Mbappe është në…

Delo.autor

Leave a Comment