Futboll Sport

CHELSEA-PALMEIRAS/ Jorginho do hakmarrje: Më refuzuan kur u provova 12 vjeç

Zhorzhinjo mezi po e pret finalen e Botërorit të Klubeve sot kundër Pamleirasit, skuadrës e cila e refuzoi kur ai ishte ende i ri. Mesfushori i Çelsit ka lindur në Brazil dhe ka bërë tifo për rivalët e Palmeirasit, Sao Paulon, përpara se të transferohej në Itali në moshën 15-vjeçare te Verona. Zhorzhinjo, i cili nuk ka luajtur kurrë futboll profesionist në vendlindjen e tij, tha në konferencën për shtyp përpara finales:

“Më lejoni t’iu tregoj diçka që nuk e dinë shumë njerëz. Lidhja ime me Palmeirasin është se unë bëra një provë kur isha 12 vjeç dhe nuk u pranova në skuadër. Ky është i vetmi kujtim që unë kam për Palmeirasin. I tillë është futbolli. Tani jemi këtu 18 vite më pas për të luajtur përballë në finalen e Botërorit të Klubeve dhe është një çmenduri. Prandaj futbolli është kaq i bukur. Gjithçka ndodh për një arsye. Ndoshta ishte më mirë që shkoi kështu. Unë jam përpjekur të flas me kolegët tanë të Çelsit dhe provoj t’u tregoj sesa i rëndësishëm është ky turne për futbollin brazilian”.

ME TUHELIN – Mesfushori i kombëtares italiane shpreson që ta fitojë këtë trofe me trajnerin Tomas Tuhel në stol, i cili mungoi në gjysmëfinalen e 9 shkurtit kundër Al-Hilalit në Abu Dhabi.

“Ishte një fatkeqësi që Tomas nuk ishte në stol për gjysmëfinalen, por ai shpreson që ta na bashkohet përpara finales. Kur këtu është edhe trajneri, ai të jep më shumë energji në dhomën e zhveshjes.

Ne duam ta fitojmë këtë trofe, i cili është shumë i rëndësishëm. Nuk jemi duke menduar për Premier Ligën në këto momente”, shtoi Zhorzhinjo. Kampionët e Europës do të tentojnë që të marrin një rezultat më të mirë sesa ai në vitin 2012, kur u mundën në finale nga brazilianët e Korinthiansit në Jokohama.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Franca mposht Belgjikën me përmbysje në frymën e fundit dhe shkon në finale

Delo.autor

Reali i Madridit zgjedh një kolumbian për mesfushën

Sadik.Autor

VIDEO/ PSG në avantazh ndaj Sochaux, Di Maria shënon që në minutën e parë

Q.Autor

Leave a Comment