Futboll La Liga Sport

COPA DEL REY/ Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, Balliu gjen përballë surprizën e edicionit në La Liga

Kupa e Mbretit në këtë edicion nuk do të ketë asnjë nga pretendentët e zakonshëm të saj në katërshen e më të mirëve. Atletik Bilbao eliminoi Real Madrid këtë mesjavë e kështu, bashkë me Barcelonën, Atletiko Madrid dhe Seviljen, kanë dalë nga gara të gjithë ato që cilësohen si skuadrat kryesore në Spanjë.

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të turneut, që do të luhet me sistem vajtje-ardhje në datat 9 shkurt dhe 2 mars. Për herë të parë, zhduket vlera e golit jashtë fushe e kështu, ekipet do të kenë mundësinë të çojnë ndeshjen e dytë në shtesa dhe penallti nëse bilanci i dy sfidave do të jetë në barazim.

Atletik Bilbao ka peshkuar atë që cilësohet një kundërshtar më i komplikuar për shkak të historisë, Valencian, edhe pse kjo e fundit nuk po kalon një formë të shkëlqyer në këtë edicion në Spanjë. Ndërsa Rajo Vajekano e Ivan Balliut, ka gjetur përballë një ekip i cili në këtë edicion po shkëlqen në Spanjë dhe aktualisht mban vendin e tretë në La Liga, Betisin, me të cilin do të luajë shanset për të shkuar në finalen e madhe që zhvillohet më 23 prill.

Related posts

KOMPETICIONI PRESTIGJOZ/ Real Madrid dhe Barcelona, mbretërit e Kupës së Botës për Klube

Isa.Autor

SILVA FLET PËR NEYMAR/ Ka ende shumë për të bërë, sa i përket rritjes

Isa.Autor

ZYRTARE/ Po bën magji në Bundesligë, trajneri i skuadrës surprizë të sezonit merr vendimin mbi të ardhmen

F.autor

Leave a Comment