Champions League Futboll Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ LIVERPOOL/ Inzaghi: Ata janë favorit, do të luajmë me armët tona…

Në vigjilje të supersfidës së nesërme në Champions ndaj Liverpulit, në orën 21:00, në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos, e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Interit, Simone Inzagi, i cili ka analizuar këtë takim për zikaltërit:

Skuadrat angleze – “Ata janë të fortë, përveç Çelsit që humbi vendin e parë të grupit në ndeshjen e fundit, të gjithë janë në vazo të parë. Liverpuli është ndër më të fortët, ne meritojmë të luajmë këto ndeshje, nuk kemi luajtur në 1/8-at prej vitesh, do ta luajmë me armët tona”

Favoritë – “Liverpuli është favorit në letër, por ndeshjet duhen luajtur, ne duhet të bëjmë lojën tonë. Vendosmëria do të bëjë diferencën dhe ne duhet ta nxjerrim në pah.”

Formacioni dhe sulmuesit – “Të gjithë kanë shanse të barabarta për të luajtur nesër, ne kemi pasur ndeshje intensive, dy sulmues do të luajnë, një do të luajë gjatë vazhdimit të lojës. Nesër do të vendos, por jam me fat që kam lojtarë të pjekur që pranojnë zgjedhjet e mia. Përpiqem të rikuperoj energjinë, veçanërisht ato mentale.”

Ndeshja e prapambetur me Bolonjën – “E pranoj ashtu siç e kam pranuar në vitet e mëparshme. I kishte ndodhur edhe Lacios. Për momentin prioriteti ynë quhet Liverpul.”

Paraqitjet në kampionat – “E dinim se do të luanim pas Milanit dhe Napolit. Jam i kënaqur sepse patëm një derbi të mrekullueshëm për 70 minuta, pjesa e dytë ndaj Napolit ishte shumë pozitive. Natyrisht që nuk jam i kënaqur me këto pikë nga gjashtë në dispozicion. Kampionati do të luhet në detaje, deri në fund.”

Champions – “Hapi i parë ishte të dilnim në 1/8-at, tani kemi një klub të madh me lojtarë shumë të fortë përpara. Ne do ta luajmë me motivimin tonë, duke e ditur që në disa ndeshje nuk mund t’i lini asgjë fatit.”

Ndeshjet e Liverpulit – “Ne i kemi parë ato ndeshje, veçanërisht ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë, ata kanë një skuadër me shumë lojtarë dhe një trajner të madh. Duhet të jesh shumë i mirë kur ata kanë topin.”, përfundoi Inzagi.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Angli-Gjermani në “Wembley”. Rezultati 2-0

Delo.autor

Ronaldo prezanton fanellën e Portugalisë për “Botërorin 2018”

Sadik.Autor

BOSNJE-FRANCË/ Kampionët e Botës kërkojnë fitoren e radhës në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment