Sport Të tjera

E TRITSHË/ Atletika në zi, ndërron jetë ish-sportisti dhe trajneri i mirënjohur Hysni Aliaj

Është ndarë nga jeta një ndër atletët më të shquar të qytetit të Elbasanit, Hysni Aliaj, i cili iu bashkua në moshë të re këtij sporti, duke qenë pjesë e pandarë për një dekadë në vitet 1966-1976.

Njëkohësisht ai ka qenë edhe pjesë e ekipit Kombëtar të Atletikës, teksa shquhej për talentin e tij dhe disiplinën.

Aliaj u nderua me medaljen e Artë në Spartiakadën e Tretë Kombëtare në vrapimin 3000 metra me pengesa, ndërsa ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sportit të atletikës në qytetin e Elbasanit, kryesisht me trajnimin e të rejave në këtë qytet.

Aliaj u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare, por do të mbahet mend si një ndër atletët më të njohur të kohës së tij, jo vetëm më qytetin e Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë.

Redaksia e “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Related posts

Lakers fitore pas 9 humbjesh, Phoenix ndal Oklahomën

Q.Autor

Zbulohen shënjestrat e Barcelonës për merkaton e verës

Sadik.Autor

SEZON 100% I DËSHTUAR/ Real Madrid në “rënie të lirë” me rekord negativ, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment