Futboll Sport

ËSHTË DJALI I DAVID BECKHAM/ Cruz kritikohet për pozat provokuese: Si një prostitutë e droguar (FOTO)

Kruz Beckham, djali i Devid dhe Viktoria ka treguar se po shndërrohet ngadalë në një ikonë stili si babai i tij. Mirëpo, dalja e tij e fundit në kopertinën e i-D ka ndezur polemika për shkak të pozave provokuese.

17-vjeçari u shfaq me flokë ruzë njësoj si i ati në vitin 2000 për “Arena Homme+”, duke realizuar poza të ngjashme siç kishte realizuar atëherë ish-futbollisti. Sigurisht ish-kapiteni i Anglisë, është fansi më i madh i djalit të tij dhe i dedikoi edhe një postim atij në rrjetet sociale duke shkruar: “Një baba kaq krenar”.

Në ditëlindjen e tij të 17-të Kruz zbuloi se po fillon karrierën muzikore teksa aktualisht ka një numër të konsiderueshëm prej 1.8 milion ndjekësish në Instagram. Por intervista e tij për revistën në fjalë është shoqëruar me shumë kritika. Në njërën nga fotot ai shfaqet duke kapur me dorë organin gjenital dhe kjo nuk u pritën mirë nga disa lexues. Një prej tyre shkroi në Instagram: “Nuk dua të shoh një 17-vjeçar të tillë”. Një tjetër shkroi: “Këto fotografi e bëjnë atë të duket si një prostitutë e droguar! Tmerrësisht e trishtueshme”.

Megjithatë, me Kritika të shumta është përballur edhe David në fillim të viteve ’90, por pavarësisht atyre ai ia doli te ndikonte botën e modës dhe njerëzit e përqafuan stilin e tij.

Cruz tani po i hap rrugë stilit Gen Z. Ndryshe nga pjesa tjetër e familjes së tij, të cilët shpesh ndjekin trendet e momentit, ai po përkrah veshjet e stilit të rrugës, duke përfshirë markat ‘Supreme’ dhe ‘North Face’.

David tha në vitin 2018: “Fëmijët e mi të gjithë kanë stilin e tyre unik. Ata e njohin veten e tyre, gjë që është e mrekullueshme të shihet”.

Dhe duket se ka shumë të drejtë!

Related posts

Aubameyang: Griezmann do largohet, mund të shkoj te Atletico

Delo.autor

PRAPASKENA/ ANDRE SILVA: Nuk doja të LARGOHESHA nga MILANI, por…

Isa.Autor

Zvicër- Kosta Rikë/ Dzemaili dhuron SPEKTAKËL, dhe shënon super gol (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment