Futboll Shqipëri Sport

INTER U-19/ Një shqiptar bën “bomberin”, 18-vjeçari gjen rrugën e rrjetës ndaj Juventusit (VIDEO)

Shqiptari i Kosovës, Andi Hoti, ka gjetur rrugën e rrjetës me Interin U-19 në përballjen ndaj bashkëmoshatarëve të Juventusit, në takimin që po luhet në Torino.

Në minutën e 22-të, pas një harkimi nga këndi, Hoti goditi saktë me kokë brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e majtë të portës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 në favor të zikaltërve.

Ky ishte goli i parë për Hotin me fanellën zikaltër. Vetëm 18 vjeç, e ardhmja e Hotit, pritet të jetë tepër e ndritur.  Vlen të theksohet fakti se Hoti është pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës, është aktivizuar 4 ndeshje!

Related posts

Paulinho i’a mbyll gojën kritikëve, më tepër gola se sulmuesit më të mirë në Europë

Q.Autor

Ronaldo i vendosur, pranon pagë më të ulët vetëm të transferohet tek United

Q.Autor

RAMOS FLET KUNDËR SHOKËVE TË SKUADRËS/ Akuzon në Instagram Courtua, Nacho dhe Varane

Isa.Autor

Leave a Comment