Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Flamurtari. Rezultati 0-0

Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, sfida Vllaznia-Flamurtari, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Dueli i parë ka përfunduar me rezultatin 1-2 për skuadrën shkodrane të Thomas Brdariç, ku kanë në avantazh këtë rezultat, por ende është çdo gjë e hapur ku vlonjatët duan kualifikimin duke parë se çdo gjë duket e hapur.

LIVE VLLAZNIA-FLAMURTARI 1-0

70′ Mustedanagiç

KOMENTI LIVE

90’ Akordohen katër minuta shtesë në këtë ndeshje

88’ Largohet autori i golit Mustedanagiç për t’i lënë vendin Paulo Pjeshkës

86′ Karton i verdhë për lojtarin e Flamurtarit, Behar Ramadani për protesta

85’ Zëvendësimi i fundit për Flamurtarin., largohet Indio Oliveria dhe në vend të tij Rejbi Bocaj

83’ Karton i verdhë për Smajlin. Ky ishte kartoni i parë për lojtarët e Vllaznisë në këtë sfidë

75’ Zëvendësim në radhët e të dyja skuadrave. Tek Vllaznia Hakaj i lë vendin Smajlit. Tek Flamurtari largohen Pjeshka për Metanin dhe Liçaj për Gerardo Ballajn

70’ GOOL, shënon Vllaznia. Portieri nuk largon si duhet topin dhe Mustedanagiç shënon me kokë nga brenda zonës. Ky ishte goli i 6 për të në Kupë

61’ Super goditje e Mehdi Çobës. Lojtari i Vllaznisë godet nga brenda zonës dhe portieri arrin ta devijojë topin në shtyllë. Rasti më i mirë për Vllazninë në këtë ndeshje

55’ Ndërhyrje e gabuar e Indio Oliveiras, braziliani është lojtari i tretë që ndëshkohet me karton të verdhë nga skuadra e Flamurtarit

50’ Karton i verdhë për Ditmar Bicaj pas një dyluftimi me një lojtar të Vllaznisë

45’ Zëvendësim i dyfishtë nga ana e Vllaznisë. Largohet Gjurgjeviç dhe Heriç, futen në fushën e lojës Çoba dhe Da Silva

45′ Fillon pjesa e dytë

45+3′ Mbyllet pjesa e parë.  Flamurtari më kërkues në këtë pjesë ku ka shpërdoruar dy raste mjaft të mia me Ribajn. Gjithashtu shënuan me Oliveiran, por goli u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR

45+ Anulohet goli i Flamurtarit. Vlonjatët shënuan me Oliveiran, por VAR-i i prish festën

44’GOOL. Aksion mjaft i bukur i Flamurtarit, Indio Oliveira kalon në avantazh vlonjatët

40’ Faull në favor të Vllazninsë, Denis Pjeshka merr karton të verdhë pas një ndërhyrjeje nga prapa ndaj Mustedanagiç.  Ky ishte kartoni i parë në këtë sfidë

36’ Ndalime të shpeshta të lojës, shumë përplasje mes lojtarëve në mesin e fushës. Vllaznia përpiqet të krijojë aksione, por lojtarët nuk po arrijnë të jenë të rrezikshëm

28’ Një tjetër rast i shpërdoruar nga Andi Ribaj brenda zonës, miqtë pranë avantazhit

25’ Ndalet loja. Probleme për kapitenin e Flamurtarit, Andi Ribaj. Kërkohet ndihma e stafit mjekësor. Lojtari është shtrirë në tokë dhe tani po merr ndihmën mjekësore

22’ Vendasit shtojnë presionin ndaj kundërshtarëve. Vllaznia merr dy goditje këndi njëra pas tjetrës, por mbrojtja e Flamurtarit tregohet e saktë duke mos lënë hapësira

20’ Rast i mirë për Vllazninë. Arsid Kruja godet topin, por gjuajta e tij u devijua për në goditje këndi

18’ Deri tani asnjë rast i rrezikshëm për skuadrën e Vllaznisë. Shkodranët vrazhdojnë të qarkullojnë topin, por pa u treguar të rrezikshëm

12’ Lojë e fortë në mesfushë nga të dyja ekipet, por Flamurtari është më kërkues. Vlonjatët po bëjnë presing dhe Vllaznia e ka të vështirë të shtyjë përpara

7’ Rast flagrant për skuadrën e Flamurtarit. Ribaj u gjend përballë portierit dhe goditi shtyllën. Rasti më i mirë për të kaluar në avantazh

5’ Pretendim për penallti nga Flamurtari. Një dyluftim mes Ribaj dhe Gurishtës, por gjyqtarja vazhdoi lojën

3’ Goditje e parë nga këndi në këtë ndeshje i përket skuadrës së Flamurtarit, por mbrojtja e Vllaznisë tregohet e vëmendshme për të larguar rrezikun

1’ Fillon sfida, skuadrat kërkojnë fitoren dhe kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Related posts

E ARDHMJA E RIBERYS NË UDHËKRYQ/ Presidenti i Bayernit: Ende nuk mund të parashikojë se…

Delo.autor

ANALIZA/ Gabime skuadre dhe individuale, ja si Juventus dogji një “thesar”

Delo.autor

E BUJSHME/ Roma – Real Madrid, dëmtohet “YLLI” i skuadrës para duelit në Champions (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment