Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA E RINOVIMIT ME BARCELONËN/ Dembele ndryshon mendim? Tani mund të pranojë kushtin e klubit

I diskutuar, i kritikuar dhe i fërshëllyer. Megjithatë, Ousmane Dembele duket se ka vendosur të qëndrojë te Barcelona Edhe pse paraqitjet e tij të fundit i kanë transformuar fyerjet fillestare të publikut në duartrokitje për përkushtimin dhe lojën e treguar në ndeshjet e fundit.

Gjithçka me ritë e Xavi-t, i cili ka sqaruar që në fillim se do të ishte sjellë me lojtarin si me gjithë të tjerët pavarësisht asaj që ka ndodhur në merkaton e dimrit me pamundësinë për ta shitur futbollistin dhe mungesën e rinovimit të kontratës.

Kështu ka ndodhur dhe tani, Dembele, sipas Sport.es, mund të bindet që ta rinovojë kontrata.

Qëndrimi i Barcelona-s nuk ka ndryshuar dhe kërkesa për një rrogë shumë më të ulët mbetet e njëjta. Ajo që mund të ketë ndryshuar është dëshira e lojtarit që ndjen besimin e trajnerit dhe mund të pranojë më në fund kushtet e klubit.

Media spanjolle ka saktësuar se rinovimi mbetet i vështirë, por se njëkohësisht, gjithçka është përsëri e hapur…

Related posts

MOURINHO TE JUVENTUS? Portugezi iu përgjigjet me një video për Interin

Delo.autor

CHAMPIONS/ BAYERN çan barrikadën PSG, Coman ndëshkon portierin Navas (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Olivier Giroud rinovon kontratën me Chelsean, ja sa do të qendrojë

Delo.autor

Leave a Comment