Futboll Seria A Sport

LAUTARO NIS “AGJERIMIN”/ Interi në kërkim të një bomberi, ndiqen me interes dy sulmues

Lautaro Martinez sapo ka “festuar” 7 javë shterpësi. Ai nuk shënon për Interin në kampionat që prej 17 dhjetorit kur linte gjurmë në transfertën kundër Salernitantës.

Në Superkupë u tregua i saktë nga pika e bardhë, një saktësi që duket e ka humbur. Në ndeshjet e fundit ka shpërdoruar pa fund, madje edhe në situatat më banale.

Ka nga ata që kanë nisur të dyshojnë për përshtatjen e tij me Xhekon pasi me sa duket i mungon një “shpatull” si ajo që i ofronte Lukaku. Sigurisht, në këto momente, as argjentinasi e as boshnjaku nuk po tregohen vrastarë në zonën rreptësisë.

Kriza e golit zikaltër theksohet edhe nga kontributi i pakët i Sançezit që në Kupën e Italisë ka shkëlqyer, por në kampionat nuk ka mundur të përsëritet.

DASHURI TË VJETRA – Mungesa e golit përbën arsye për të marrë në konsideratë përforcime gjatë merkatos së verës. Nevojiten alternativa niveli, ndaj edhe rruga çon drejt një lojtari që mund të garantojë gola siç është Entoni Marsial.

Zikaltrit kanë qenë pranë francezit edhe në të kaluarën.

Aventura e tij nga Mançesteri po vijon te Sevilja ku ka kontribuar me një asist në tri prezenca mes kampionatit dhe Ligës së Europës.

Përvoja e tij është garanci, ndryshe kanadezi David që militon te Lila që do të ishte një bast i rrezikshëm. Mosha e re dhe fakti që nuk njeh Serinë A mund të shndërrohen në një problem.

Sidoqoftë, emri më në modë tek Interi është ai i Xhanluka Skamakës. Dhjetë gola në 24 prezenca në kampionat e bëjnë lojtarin e vetëm të lindur pas vitit 1999 që ka shënuar të paktën dhjetë herë sivjet në Itali.

Mungesa e festës së golit ndaj Interit ndezi shpresat e interistëve që ta shohin në verë me fanellën e ekipit të tyre, por për Skamakën gara mbetet e hapur.

Nëse bomberi vijon të konfirmohet te Sasuolo në javët e mbetura, vlera e kartonit të tij do të rritet dhe po ashtu konkurrenca pasi janë disa klube të mëdha që janë vendosur në gjurmët e Skamakës.

Raporti i mirë i Marotës mund të ndikojë që Interi të jetë i privilegjuar në bisedimet, por kur bëhet fjalë për milionat, “skonto” është një term që klubet e gëlltisin me vështirësi.

Related posts

E RËNDË/ Po festonin titullin kampion në derbin ndaj rivalëve të përjetshëm, tifozi therret me thikë për vdekje! E dashura në gjendje kritike

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Inter i gatshëm për ofertën e çmendur të Pogba

Isa.Autor

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME LAÇIN/ Mesfushori Kodra: Më solli kushëriri në Shqipëri, u trondita kur pashë…

Delo.autor

Leave a Comment