Futboll Premier League Sport

“SA MË SHIJOI KJO”/ Broja ngre peshë tifozët me postimin e tij në rrjetet sociale (FOTO)

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren që Sauthemptoni i tij arriti ndaj Totenhemit me shifrat 2-3. Ai shënoi golin e parë të sfidës dhe hapi rrugën drejt fitores.

Një performancë e nivelit të lartë dhe tregon se djaloshi po konfirmohet në një prej kampionateve më të forta në botë. Këtë moment ai e ka ndarë me fansat me faqen e tij në Instagram.

“Sa më shijoi kjo! Çfarë fitoreje dhe performance nga të gjithë çunat sonte. Një falënderim special për të gjithë tifozët për mbështetjen fantastike.”

Deri më tani Broja ka shënuar 6 gola në kampionat dhe asnjë lojtar U-21 nuk ka shënuar kaq shumë sa shqiptari në Premier Ligë.

Related posts

DETAJE TË REJA NGA DËNIMI I LUKAKUT/ Sulmuesi belg humbet edhe…

F.autor

HEDH SHORTIN E CONFERENCE LEAGUE/ Lorik Cana: Kombëtarja është krenari! Ejani në TIRANË për finalen

F.autor

NUK LUAN PREJ 13 MUAJSH NË PREMIER/ Lojtari i Chelseat përfundon i arrestuar nga policia, ja shkaku i rëndë

Delo.autor

Leave a Comment