Futboll La Liga Sport

“UNË NUK SHOH ASGJË POZITIVE”/ Ancelotti shprehet optimist: Jemi në rrugën e duhur

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, është shfaqur mjaft i kënaqur pas suksesit kundër Vajekanos. Falë kësaj fitoreje, Reali vazhdon të qëndrojë i qetë në krye të La Ligës, duke mbajtur të distancuar Seviljen e vendit të dytë.

“Ndoshta të tjerët e shohin ndryshe paraqitjen e skuadrës, por unë nuk shoh asgjë negative. Unë mendoj se jemi në rrugën e duhur për arritjen e objektivit. Pastaj po flasim për kampionatin spanjoll, nuk ka ndeshje të lehta. Është e vërtetë që Kurtua ka bërë disa ndërhyrje të rëndësishme, por nuk më duket e drejtë të themi se fitorja jonë i detyrohet vetëm atij. Kemi fituar ndaj Vajekanos sepse kemi qenë skuadra më e mirë në fushë”, ka thënë Ançeloti.

Trajneri i Realit ka vlerësuar dhe rivalin e Madridit. “Nuk ishte një ndeshje e lehtë, sepse terreni nuk ishte aspak i mirë. Mund të them se ishte i keq që nuk të lejonte të luaje. Vajekano ishte një finale për ne dhe për fat e fituam. Tani kemi Sociedadin, pastaj PSG-ja”.

Related posts

SFIDA NDAJ BELGJIKËS PËR “EURO 2020″/ Befason ylli i Italisë: De Bruyne? Do të ishte më mirë të luante

Delo.autor

PSG/ Unai Emery ka një lajm të rëndësishëm për të ardhmen

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ylli Lewandowski dhuron spektakël në “Camp Nou” dhe ndëshkon Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment