Futboll Sport

MILAN-LAZIO/ Formacionet dhe statistikat, në Coppa Italia mbretëron barazia

Maurizio Sarri do të prekë sa më pak for macionin anti-Milani, e të vetmet ndryshime do të kenë të bëjnë me portën dhe korsinë e djathtë. Pepe Reina do të rikthehet mes shtyllave me Strakoshën duke u ulur në stol.

Konfirmohet çifti në qendër të mbrojtjes me Luiz Felipen dhe Patrikun, teksa në korsinë e majtë do të jetë Marusiç, ndërsa në krahun e djathtë alternimi mes Hysajn në vend të Laxariit që luajti ndaj Fiorentinës.

Preferohet edhe zgjedhja e shqiptarit për të siguruar një fizicitet më të madh në duelet e mundshme me Rafael Leaon dhe Teo Hernandezin.

Në mesin e fushës nuk ka asnjë ndryshim, Milinkoviç dhe Luis Alberto treguan ndaj Fiores harmoninë e viteve të kaluara, duke garantuar fizik dhe cilësi në manovrim e duke i lënë Lukas Leivës punën “e pistë” të mbështetjes së prapavijës.

Zakanji mund të luajë në sulm në mbështetje të të sapoardhurit Kabral, por mund të vendoset të synohet edhe tek Imobile që në ndeshjet e mëdha rrallë del huq.

STATISTIKA

– E sotmja do të jetë hera e katërmbëdhjetë që Lacio dhe Milani përballen më datë 9 shkurt. Në 13 precedentë janë 4 fitoret kuqezi dhe katër barazime.

– Për Stefano Piolin do të jetë hera e gjashtë kundër Lacios ndaj të cilët ka korrur dy fitore dhe tri barazime.

– Humbja e fundit për kuqezinjtë në Kupën e Italisë si pritës është ajo e dy viteve më parë kur humbën ndaj Interit, 4-2.

– E sotmja do të jetë hera e 185-të në tërësi që Lacio sfidon Milanin, teksa e 21-ta në Kupën e Italisë. Bilanci është i ekuilibruar me 8 barazime dhe me nga 4 fitore për secilën skuadër. Nga 9 ndeshjet mes tyre kuqezinjtë kanë dalë fitimtarë vetëm në një rast.

– Përballja e fundit mes “Djallit” dhe kryeqytetasve në Kupën e Italisë daton në vitin 2019 kur Lacio u kualifikua falë fitores 1-0, me gol të Korreas.

– Këto dy skuadra janë përballur vetëm një herë në finalen e Kupës së Italisë. Asokohe vendosej me sistem vajtjeardhje dhe Milani pasi fitoi në “San Siro” 1-0, humbi trofeun në “Olimpico” ku u mund 3-1.

– Në ndeshjet ndaj Lacios ndër vite ka pasur 11 kartonë të kuq për lojtarët e Milanit. Katër janë regjistruar pikërisht në Kupën e Italisë dhe sa herë “Djalli” ka humbur një lojtar ka humbur edhe ndeshjen.

Related posts

Allegri e konfirmon: Ndaj Cagliarit mungojnë këta 3 lojtarë

Q.Autor

De Vraj shtron drekën te Lacio, tifozët e masakrojnë në rrjetet sociale

Sadik.Autor

KOMENT/ Topi i Artë luhet në aksin Kiev – Moskë. Messi, Ronaldo apo Salah?

Sadik.Autor

Leave a Comment