Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E LAÇI-KUKËSI/ Italiani dhe Ndreca, si “non-grata”. Mazrekaj merr djalin në stolin e rezervave

“Nuk e kam harruar shishen që më goditi në sfidën e kaluar”,- kështu është shprehur një ditë përpara ndeshjes me Laçin trajneri Diego Longo.

Ndërkohë në sfidën e djeshme, duke iu referuar fjalëve të këtij postimi në rrjetin social “Facebook”, tifozët kurbinas e kanë ofenduar gjatë gjithë takimit teknikun italian.

Nga ana tjetër Longo mundohej të ruante qetësinë, por në momente të veçanta ai protestonte dhe shfrynte ndaj gjyqtarit kryesor të takimit dhe arbitrit të katërt.

Një nga ishët e kësaj sfide, Edison Ndreca që ka luajtur për disa sezone në Laç, tani në radhët e Kukësit, vërshëllehej sa herë që kishte topin në kontroll.

Moment tjetër pikant ishte ai i Mentor Mazrekajt, i cili pas zëvendësimit zbriti djalin e tij nga tribuna duke e marrë në stolin e rezervave. Aty dëgjohet edhe arbitri i katërt që i thoshte nuk lejohet pa mbaruar loja.

Related posts

Rike ROÇI e lidhur me futbollistin kroat? Bukuroshja zbulon të vërtetën dhe nuk fsheh më asgjë

Isa.Autor

PAS 11 VITESH/ Shikoni CR7 dhe Messin në përballjen e parë në fushë (VIDEO)

Delo.autor

GATUSSO MERR NJË LAJM TË MIRË/ Ja dy titullarët që rikthehen për sfidën ndaj Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment