Sport Të tjera

NBA/ LeBron James gati të largohet nga Lakers për të realizuar ëndrrën e tij

Pasi ka fituar 4 tituj kampionë në NBA (2 me Miami, 1 me Cleveland dhe Lakers), basketbollisti LeBron James ka një tjetër ëndërr në sirtar. Ai ëndërron të luajë në NBA me djalin e tij të madh Broony, aktualisht 17 vjeç. Ai luan në kolegjet me Sierra Canyon në Los Anxhelos dhe konsiderohet si një basketbollist më të ardhme.

Verën e vitit 2023, skadon kontrata e LeBron James me Lakers dhe ai do të jetë lojtar i lirë, ndërkohë që, po atë verë, edhe Broony mund të zgjidhet nga ndonjë skuadër në draft, nëse përfshihet. Duke parë këtë koicidencë, sipas mediave amerikane, “king James” është gati të ndërrojë skuadër vetëm që të luajë me djalin e tij.

Fillimisht duhet që Broony të zgjidhet e të luajë në NBA dhe i ka të gjitha mundësitë për ta realizuar këtë gjë. Gjithsesi, vështirë se Lakers do të lënë të lirë lojtarin e tyre më të mirë dhe do të presin kaq gjatë për t’i rinovuar kontratën.

Related posts

Pjesa e parë/ Rikthehet Flamurtari, Muarem përmbys Teutën me dopietë (VIDEO)

Sadik.Autor

MË KE SHOK EKIPI/ Momenti kur Umtiti futi në SHERR Costën dhe Griezmann (VIDEO)

Isa.Autor

ÇMENDURI NË DERBI/ Interi realizon dy gola për 3 minuta dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment