Futboll Premier League Sport

WBA-Liverpool: Miqtë duan hakmarrjen, Salah rekordin

West Bromwich Albion ka befasuar Manchester United të dielën e kaluar me fitoren 1-0 të marrë në “Old Trafford”. Ka qenë një rezultat i paparashikueshëm, por që nuk ka pasur një ndikim në klasifikim për WBA, që mban vendin e fundit në renditje, 9 pikë larg mbijetesës, kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit.

Drejtuesit e West Brom mund të jenë penduar që nuk e zëvendësuan Alan Pardew me Darren Moore më herët. Skuadra, në fakt, po luan më mirë nën drejtimin e Moore, duke marrë katër pikë nga gjashtë të mundshmet që nga momenti që ka marrë drejtimin e ekipit. Përballë tyre, këtë të shtunë, do të jetë Liverpool, që në mesjavë do të luajë kundër Roma-s në gjysmëfinalet e Champions League.

Një fitore kundër WBA do ta dërgonte skuadrën e Jurgen Klopp një pikë larg United të vendit të dytë. Gjithashtu, “Të Kuqtë” do të kërkojnë të hakmerren për eliminimin befasues të pësuar në Kupën e Anglisë pikërisht kundër WBA. Këta të fundit kanë fituar 3-2 në “Anfield” dhe kanë marrë një barazim në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në fushën e Liverpool.

Mohamed Salah, i cili ka realizuar 30 gola deri tani në kampionat, pritet të jetë protagonist në këtë ndeshje. Një gol do ta ndihmonte atë të barazonte 31 realizimet e shënuar nga Luis Suarez në sezonin 2013/14, më shumë se çdo lojtar i Liverpool në një sezon të Premier League.

Related posts

PO SHKËLQEN ME PSG-NË/ Interi përgatit ofensivën për të preferuarin e Kontes

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Bardhi: Gega të jep atë që meriton, nëse vazhdoj kështu do të…

Isa.Autor

NUK NJE HUMBJE NË 33 NDESHJE/ Skuadra e njohur angleze piketon një femër si trajnere

Delo.autor

Leave a Comment