Champions League Futboll Sport

PSG-REAL MADRID/ Benzema: Kjo është një ndeshje e madhe, ndjesi e veçantë të luaj kundër Mbappe

Ka mbajtur në ankth Realin e Madridit deri në minutën e fundit. Por, kapiteni Benzema nuk e ka menduar kurrë të lërë në baltë skuadrën e tij. Aq më shumë përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme si kjo kundër Paris SG-së. Francezi ka shtrënguar rripat dhe ka udhëtuar me ekipin në Paris.

Jo vetëm kaq, por ka qenë ai në krah të trajnerit Ançeloti në konferencën për shtyp. Një sinjal se ai do të jetë gati për takimin e sotëm.

As trajneri Ançeloti dhe as ai vetë nuk kanë dhënë garanci për praninë e tij në fushë, por gjasat janë që Benzema të kthehet të luajë pas 24 ditësh mungesë.

Në konferencën për shtyp, kapiteni i Realit të Madridit ka folur dhe për përballjen me mikun e tij Mbape, si dhe rikthimin në Francë.

GJENDJA FIZIKE – “Kam shumë ditë që stërvitem fort për të qenë gati për këtë ndeshje. Tani ndihem shumë më mirë. Megjithatë, nuk mund të jap garanci nëse do të jem apo jo në fushë. Nëse do të kem qoftë dhe një për qind shans për të luajtur, do të jem gati për të ndihmuar skuadrën”.

100% – “Unë mendoj se të jesh 100% nuk ka të bëjë vetëm me këmbët, por dhe me kokën. Rëndësi ka të jesh i kthjellët, të rikuperosh ndjesinë e të luajturit në fushë, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.

SAKRIFICA – “Ka qenë një periudhë e ndërlikuar ajo jashtë fushe. Kam punuar në qendrën stërvitore të Realit për orë të tëra. Në mendjen time unë jam gati, të shohim se çfarë do të thotë fusha. Kjo është një ndeshje e madhe që nuk mund ta humb. Nëse duhet të luaj do të sakrifikoj gjithçka”.

KUNDËR MBAPESË – “Kjo është një ndeshje e madhe. Kundër Mbapesë do të jetë diçka e veçantë, sepse jemi mësuar të luajmë së bashku në kombëtaren franceze. Siç e dini, një ditë mund të vijë te Reali, por tani jemi kundërshtarë në fushë, secili me objektivat e tij për të ndihmuar skuadrën e tij”.

VARËSIA NGA BENZEMA – “Nuk besoj se Reali varet vetëm nga një lojtar, në këtë rast nga unë. Reali di të fitojë edhe pa mua. E thashë unë e ndiej veten gati. Por, nëse nuk duhet rrezikuar shumë nuk do ta bëjmë, sepse sezoni është tepër i gjatë”.

DUELI I RI ME MESIN – “Nuk dua të flas shumë për futbollin e Mesit, sepse e kam thënë më parë mendimin tim. Natyrisht që njerëzit presin shumë gola prej tij, por… mendoj se nuk duhen parë vetëm golat. Kjo është një ndeshje tjetër, një histori tjetër”.

NEJMAR – “Të gjithë i njohim aftësitë e tij, por nuk e di nëse do të jetë në formë optimale. Gjithsesi, mendoj se një ndeshje nuk varet nga një lojtar i vetëm”.

ROLI I FAVORITIT – “Në futboll nuk ka favoritë, kështu mendoj unë. Në futboll fiton ai që e kërkon më shumë atë”.

SFORCIMI – “Gjithnjë do të sforcohem dhe të sakrifikoj për ekipin tim. Në të kundërt do të kisha qëndruar në Madrid”.

KRITIKAT NDAJ PSG-së – “Të gjitha ekipet e mëdha kritikohen, sidomos kur luajnë kundër rivalëve shumë të ngjeshur në mbrojtje. Nuk është e lehtë të shënosh pavarësisht cilësive. Në ndeshje të tilla rëndësi ka durimi. Unë shoh te PSG-ja një skuadër të madhe.

Related posts

I shënonte Tiranës në derbi/ Ish-sulmuesi i kuq bëhet nostalgjik: Përjetë me ty Partizan (FOTO)

Isa.Autor

SHNËNOI NGA NGA PIKA E BARDHË NDAJ INTER/ Immobile: Jam këtu edhe për meritë të shokëve të mi, Ronaldo e Lukaku…

Delo.autor

Neymar e paralajmëron Real Madridin: Do t’ju mposhtim dhe do të bëjmë histori

Delo.autor

Leave a Comment