Futboll Sport

HUMBJA ME “POKER” NDAJ RANGERS/ Zorc: “Paraqitje e turpshme”. Tifozët kërkojnë kthimin e bujshëm

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij ndaj ekipit pas humbjes së rëndë 4-2 të pësuar në Europa League kundër Rangers.

“Jam akoma i tronditur, nuk arrij të gjej fjalët! Ka qenë një paraqitje e turpshme nga minuta e parë tek e fundit”, ka thënë Zorc për të përditshmen Sport Bild.

“Një ndeshje kundër një klub me traditë të madhe si Glasgou Rangers, çfarë mund të them më shumë? Skuadra nuk ishte gati për këtë sfidë, ka q enë një ndeshje për të ardhur turp”.

Trajneri Marco Rose rrezikon tani: tifozët, pas disfatës së radhës dhe humbjes së 12-të të sezonit, kanë kërkuar në rrjetet sociale kthimin e Edin Terzic.

Related posts

HISTORIA E MENDES/ 80 futbollistë dhe 400 milionë euro “Perandori”. Nga videoteka dhe klubi i natës në Mbret Merkato

Delo.autor

NË PRITJE TË ËMBËL/ Zbulohet gjinia e foshnjës së Milot Rashicës (FOTO)

Delo.autor

U LARGUA RONALDO/ Perez: Kemi futbollistët e duhur për të shkruar historinë

Isa.Autor

Leave a Comment