Futboll Ligue 1 Sport

STATISTIKAT/ Bleu më të mirët në treg, PSG “kampione” e… minutave të fundit

Për të dytën ndeshje radhazi, Paris SG-ja ka fituar në kohën shtesë. Pas suksesit ndaj Renesë në kampionat 1-0 në minutën e 93-të me një gol të Mbapesë, të mërkurën ka ardhur një tjetër sukses në limite.

Këtë herë në Champions ndaj Realit në minutën e 94-t me të njëjtin protagonist, Mbape. Sukseset e PSG-së në kohën shtesë janë kthyer në një zakon për këtë skuadër, që vetëm në këtë sezon ka fituar ose barazuar 10 ndeshje pas minutës së 80-të.

Ndoshta një herë, dy, mund të jetë rastësi, por kaq shumë suksese në fundin e ndeshjeve tregojnë për forcën e kësaj skuadre.

Gjithçka nisi me takimin e 19 shtatorit kundër Lionit në kampionat kur PSG-ja fitonte 2-1 falë një goli të Ikardit në minutën e 93-të. Teksa akti i fundit për momentin është luajtur të mërkurën në Champions ndaj Realit.

Related posts

MAROTTA E DËSHIRON TEK “ZIKALTËRIT”/ Mesfushori meksikan vendos me zemër për të shkuar tek Inter

Delo.autor

STATISTIKAT: Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Ismajli është i pazëvendësueshëm te Torino

F.autor

“VETËM ZOTI NUK BËN GABIME”/ Egbo: Ndeshjen e parë me Bylisin duhet ta harrojmë, nesër do të luajmë me…

Delo.autor

Leave a Comment