Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Nuk ndodhte që prej zbarkimit të tij në Itali, Dzeko arrin rezultatin e veçantë me fanellën e Interit

Interi arriti të kualifikohej për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë mbrëmë ndaj Romës në stadiumin “Giuseppe Meazza” me rezultatin 2-0, falë golave të Edin Xhekos dhe një “perle” të Aleksis Sançez, respektivisht në minutat 2′ dhe 68′.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Edin Xheko ka shënuar në dy minutat e para të lojës gjatë një ndeshje në të gjitha kompeticionet, për herë të parë që në mbërritjen e tij në Itali me Romën gjatë sezonit 2015/2016.

Një statistikë e veçantë kjo për bomberin boshnjak, i cili e kryen sërish edhe me fanellën zikaltër të Interit.

Në këto 22 ndeshje të zhvilluara në Serinë A, Xheko ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 3 asiste aktualisht në këtë sezon.

Related posts

CHAMPIONS/ Basaksehir përfiton nga një tjetër gafë, Martial mban në lojë “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

PO I MAHNIT TË GJITHË/ Bayern, Dortmund dhe Schalke në gjurmët e kryegolashënuesit të Ligue 1

Isa.Autor

Mourinho zbulon dëshirën/ Manchester United pranë “yllit” të Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment