Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Shënon shumë, por arma më e fortë e Tiranës është “bunkeri” në prapavijë

Tirana është skuadra që po shkëlqen në krye të renditjes, duke qenë sulmi më i mirë me 38 gola. Gjithsesi, të gjithë duhet të dinë se Tirana është skuadra më e mirë në mbrojtje këtë sezon. Në 20 javë, bardheblutë kanë pësuar 13 gola. Thënë ndryshe, ajo pëson 0.65 gola për ndeshje, ndërsa shënon 1.9 gola për ndeshje.

Bardheblutë gjithashtu kanë mbyllur 11 takime pa gola, ndërsa meritë, veç Bekajt dhe mesfushës apo sulmit që shënon gola, ka edhe mbrojtja. Pesëshja që ka luajtur në prapavijë kanë shkëlqyer. Bëhet fjalë për Hoxhallarin, Ismajlgecin, Toshevskin, Behiratçen dhe Najdovskin.

HOXHALLARI – Kapiteni këtë sezon ka qenë nga më të mirët. Vendimtar në fushë dhe jashtë. I jep qetësi ekipit pas, ndërsa vazhdon të jetë një nga ata që është aktivizuar më shumë në fushë. Gjithmonë vendimtar me atë që tregon në fushën e lojës.
ISMAJLGECI – Në krahun e tij është i pazëvendësueshëm. Luan si poshtë, por edhe si sulmues krahu. Mjafton që të tregosh se kërkohet nga disa skuadra këtë sezon. Me shumë mundësi në fund të kampionatit do të veshë një fanellë tjetër jashtë Shqipërisë.
BEHIRATÇE – Është zbulimi i Tiranës dhe Orges Shehit. Titullar në çdo ndeshje, transformimit i afrikanit me pasaportë italiane është i madh. Potencial të jashtëzakonshëm dhe që mund të bëjë kalimin në një kampionat më të fortë. Lojtari ka pasur një rritje shumë të madhe brenda pak muajsh, duke qenë një goditje e zgjuar e bardhebluve.
TOSHEVSKI – Aktivizohet në krahun e djathtë. Në sezonin e dytë luan shumë mirë, duke qenë një nga liderët e mbrojtjes. Thjesht një tjetër element i fortë i skuadrës së Shehit.

KRAHASIMI ME VJET Në javën e 20-të, sezonin e shkuar Tirana ka qenë shumë larg në renditje. Vjet në këtë moment ishte në vendin e gjashtë me 26 pikë. Pra, bardheblutë kanë 20 pikë më shumë se vjet. Nga ana tjetër, në vendin e parë sezonin e shkuar në javën e 20-të, ishte Vllaznia me 41 pikë, pra pesë pikë më pak se Tirana e vendit të parë të sivjetshëm. Teuta që doli kampione e Shqipërisë në fund të kampionatit ishte në vendin e tretë me 36 pikë, pra 5 pikë më pak se kreu i 2020-2021- shit. Kuptohet qartë se Tirana është jashtëzakonisht përpara me pikë në këtë sezon. Bardheblutë kishin 6 fitore, tetë barazime dhe 6 humbje me golavarazh 17- 14. Këtë sezon, golavarazhi këtë sezon 38-13.

Related posts

HENRY tashmë në rolin e trajnerit/ Legjenda franceze në krye të ekipit të njohur

Isa.Autor

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Aguero dyfishon epërsinë për “Qytetarët”

Delo.autor

INTER/ Spalletti qetëson tifozët: Nuk jemi në krizë

Q.Autor

Leave a Comment