Sport Të tjera

LUFTA/ Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i jep dritën e gjelbër përjashtimit të Rusisë nga aktivitetet sportive

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka rekomanduar sot të gjithë anëtarëve të saj, që të përjashtojnë nga aktivitet ndërkombëtare sportistët rusë si dhe ato bjellorusë, për shkak të përfshirjes së shteteve të tyre në luftën në Ukrainë.

Bordi Ekzekutiv ndërmori një sërë masash të tjera, duke bërë të qartë udhëzimin që të gjithë sportistët rusë dhe bjellorusë, në rastet kur nuk mund të evitohej pjesëmarrja e tyre, ta bënin këtë gjë si sportistë të një vendi neutral, pa himn e flamur të Rusisë apo Bjellorusisë.

Përveç të tjerave, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mori një vendim të drejtpërdrejtë ndaj Vladimir Putin, duk i hequr këtij të fundit “Urdhrin Olimpik” që i kishte dhënë më shumë se 2 dekada më parë.

“Bazuar mbi rrethanat e jashtëzakonshme të situatës dhe duke marrë në konsideratë shkeljen e rënde të paqes olimpike dhe shkelje të tjera të Kartës Olimpike nga qeveria ruse në të kaluarën, është marrë ky vendim i menjëhershëm që të tërhiqet “Urdhri Olimpik” nga personat të cilët kanë aktualisht një funksion të rëndësishëm në qeverinë e Federatës Ruse apo zyrtarë të tjerë që kanë lidhje me pozitat e larta shtetërore, përfshirë në vijim:

  1. Vladimir Putin, President i Federatës Ruse (E artë, 2001)
    Z. Dmitri Çernishenko, zv. kryeministër i Federatës (E artë, 2014)
    Z. Dmitri Kozak, Zv. Shef i Stafit i zyrës ekzekutive presidenciale (E artë, 2014)”,

shkruhej në rekomandimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, duke i hequr kështu presidentit rus një dekorim  me të cilin ai krenohej si ish-xhudist.

Related posts

“BËMË BABA TË TË NGJAJË”/ Shikoni çfarë ka bërë së fundmi djali i Messit (FOTO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Endri Çekiçit kësaj radhe detyron kundërshtarin të shënojë në… portën e tij (VIDEO)

Delo.autor

SEVILLA nuk përmbahet, pas Andre Silvas kërkon SUPER yllin e Gjermanisë

Isa.Autor

Leave a Comment