Futboll Seria A Sport

“VLAHOVIC NUK MJAFTON”/ Di Canio: Juventus rrezikon të mbetet jashtë Champions-it

Paolo Di Canio, gjatë një interviste të gjatë me “Corriere dello Sport”, foli për sulmin e Juventusit dhe garën e re për titull:

“Sot nuk ka kuptim që Vlahovic, i cili është ekuivalent me Haaland, të veprojë si sulmues i dytë. Së bashku me Morata duan një sistem loje që t’i shfrytëzojë ata. Me mesfushorët që ka Juve, njeriu i duhur është Dybala”.

Më pas, duke folur për Juventusin, sa i përket garës për titull, ish-sulmuesi shtoi: “Gjithçka mund të ndodhë, por Juventusi ka shumë skuadra të forta përballë. Kualifikimi për Ligën e Kampionëve mbetet i rrezikuar”.

Paolo Di Canio ka hartuar një renditje të sulmuesve ​​të Serie A, duke vendosur Lautaro Martinez dhe Dzeko në pozitën e parë: “I vetmi çift i vërtetë sulmues është i Interit.

Me Vlahovic, diçka ndryshon te Juventusi. Rikthehet entuziazmi, ndaj është legjitime të fillojmë një diskutim se kush do të ishte i mirë në krah të qendërsulmuesit të ri serb”.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Lojtare shahu dhe kriminologe, a ka më SEKSI se… (FOTO)

Isa.Autor

BEFASON MANCINI/ Thërret shokun e Emanuele Ndoj dhe lë jashtë 2 SUPER LOJTAR

Isa.Autor

I FRYMËZUAR NGA “PLESHTI”/ ​Kompozitori i famshëm ia dedikon një koncert të tërë Messit

Delo.autor

Leave a Comment