Futboll Sport

NJË “BOMBER” I VËRTETË/ Mediat elozhe Manaj, shkëlqen edhe Berisha, mirë Asllani e Bajrami

Rey Manaj dhe Etrit Berisha ishte dy protagonistët kryesorë këtë javë të Serie A, dy legjionarët më të vlerësuar. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tij të katër sezonal, një gol me shumë peshë që i hipotekojë fitoren e pastër të Speiza përballë Cagliari:

Manaj

“Futet në fushë si zëvendësues për të luftuar me qendërmbrojtësit e Cagliari, shënon një gol prej një “bomberi” të vërtetë, vështirë se mund ti kërkoje më shumë, nota 7” për Rey Manaj.

Berishaaa Notat

Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Etrit Berisha: “Nëse Torino doli me një pikë përballë Inter, kjo është edhe për meritë të Berishës. Në pjesën e parë ndal goditjen me kokë të Lautaro po ashtu i thotë ‘Jo’ edhe Calhanoglu nga goditja e dënimit, edhe në pjesën e dytë ndërhyn mrekullisht në dy raste të pastra. Bie vetëm në fund, pas goditjes së Sanchez, nota 7”.

Asllani Bajrami

Java e 29-të ishte e veçantë për dy legjionarë kuqezi, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, të dy nën vëzhgim nga emisarët kuqezi në “San Siro”. Të dy zhvilluan një sfidë pozitive: “Vuan pak në një stadium mitik si “San Siro”, mbase i kushtëzuar pikërisht nga kjo, Andreazzoli i kërkojë më shumë personalitet, nota 6” për Asllanin. Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Bajrami: “E nisi ndjeshëm në krahun e djathtë, dukshëm kishte edhe detyra të tjera për të dubluar në atë krah ku Leao shtynte jo pak. I shkon shumë pranë një goli fantastik teksa nga goditja e këndit vendosi në vështirësi Maignan. Në fund largohet nga fusha në minutën e 71-të pas një dëmtimi në kofshë”, shkruajnë mediat italiane për Bajramin.

 

 

Gjinshiti

Me notën 6 u vlerësua edhe Berat Gjimshiti në barazimin pa gola që Atalanta arriti përballë Genoa, ndërsa Kumbulla nuk ishte në dispozicion të Jose Mourinhos në transfertën përballë Udines, kishte plotësuar numrin e kartonëve.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Njihuni me yllin e ardhshëm të La Ligas, ja goli rekord i 18-vjeçarit (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Young Boys mposh me përmbysje Manchester United në frymën e fundit

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Reja nis përgatitjet, pritet rrotacion ndaj San Marinos. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment