Futboll Sport

ARMANDO BROJA PARTNER SULMI ME CRISTIANO RONALDON? Në Angli diskutohet hipoteza e bujshme

Armando Broja ka pranuar se ka idhull Kristiano Ronaldon, por në të ardhmen mund të bëhet partneri i sulmit të futbollistit portugez. Kjo është një nga hipotezat e bujshme që ka qarkulluar në shtypin britanik së fundmi sa i përket të ardhmes së sulmuesit shqiptar, i cili mendohet se mund të jetë në radarët e Mançester Junajtid.

Që kur “djajtë e kuq” emëruan Erik Ten Hag në pankinën e tyre për sezonin e ardhshëm, ka nisur gara për të mësuar emrat e atyre që do të jenë përforcimet për edicioni e ri dhe e vetmja gjë që është arritur të mësohet është që klubi ka nisur negociata me “një sulmues të ri të Premier Ligës”.

Gazeta “Daily Express” ka analizuar situatën dhe sheh vetëm 5 opsione të mundshme që përmbushin disi këto kushte dhe ai që i afrohet më shumë është Armando Broja.

“Duke parë se Broja është vetëm 20 vjeç, duket sikur ai është emri në diskutim këtu. Shqiptari është përshtatur me futbollin profesionist në Premier Ligë si një rosak në ujë dhe është e lehtë ta kuptosh pse Junajtid mund të jetë i interesuar për të. Broja ka shënuar 6 gola në 30 ndeshje deri më sot në këtë sezon ku është në huazim te Sauthempton. Por ishte një javë ku ai bezdisi si Junajtid, ashtu edhe Totenhem, ajo që në të vërtetë tregoi cilësitë e tij. Nëse Çelsi do të ishte e gatshme të shesë Brojën, për më tepër te një rival, kjo mbetet për t’u parë”, shkruan gazeta britanike, e cila sheh si kandidatë të tjerë për Mançester Junajtid sulmuesit Riçarlison, Dominik Kalvert-Ljuin, Ivan Tonei dhe Edi Nketiah. /Panorama Sport

Related posts

E BUJSHME/ Valon Berisha gjen shkakun e humbjes së Lazios në Europa League

F.autor

I SHËNOI DY GOLA OLYMPIACOS/ Gjimshiti: Rivaliteti Greqi-Shqipëri ekziston prej kohësh

Delo.autor

ETO’O kritikon NEYMAR: Duhet punojë fort, si CAVANI dhe MBAPPE, për të fituar…

Isa.Autor

Leave a Comment