Futboll Premier League Sport

SEZONI I RI PRITET TË JETË I VËSHTIRË/ Liverpool mund të luajë 67 ndeshje në 300 ditë, ja ndikimet negative

Liverpool u kthye të suksesi sezonin e kaluar pas triumfit në Champions League dhe shkoi shumë afër titullit në Premier League. Gjithsesi, sezoni i ri pritet të jetë jashtëzakonisht i vështirë për “Të Kuqtë”, kryesisht për shkak të kalendarit.

Suksesi në Europë dhe vendi i dytë në kampionat do të thotë se skuadra e Klopp do të luajë për shtatë trofe sezonin e ardhshëm, duke filluar nga Superkupa e Anglisë kundër Manchester City-t këtë të diel. Pak ditë më vonë, më 14 gusht, do të jetë Superkupa e Europës. Më pas janë Botërori për Klube, Champions League, Premier League, Kupa e Anglisë dhe Kupa e Ligës.

Nëse ekipi i Klopp do t’i shkojë deri në fund çdo kompeticioni, kjo do të thotë se lojtarët e tij do të luajnë 67 ndeshje në 300 ditë, një mesatare prej 1 ndeshje çdo 4.5 ditë. Nuk mbaron me kaq, sepse faktorë të tjerë mund të ndikojnë në rritjen e numrit të ndeshjeve.

Në rast të rënies në Europa League nga faza me grupe e Champions League dhe në rast se do të ketë përsëritje të ndeshjeve të raundin e tretë dhe të katërt të Kupës së Anglisë, totali i ndeshjeve mund të shkojë në 71. Një kalendar i tillë do të ishte shumë i vështirë për t’u përballuar me sukses nga Liverpool-i, që akoma nuk ka bërë një blerje të rëndësishme këtë verë.

“Do të ishte shumë mirë nëse do të arrinim ta përdornim të gjithë skuadrën gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Klopp kohët e fundit. “Kjo do të na e bënte jetën më të lehtë. Numri i ndeshjeve është i madh dhe ne kemi objektiva të rëndësishëm. Jemi të lumtur që e kemi këtë mundësi, sepse kjo do të thotë se kemi patur një sezon të suksesshëm”.

Related posts

Chelsea, Conte ankohet: Jam viktimë e suksesit tim

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në Paris, Manchester City ndëshkon PSG me 2 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

BEFASIA/ AJAXI gabon që në start, Heracles “flirton” me fitoren

Isa.Autor

Leave a Comment