Sport Të tjera

KUPA E BOTËS/ Skiatorja Shiffrin fiton garën hapëse, suksesi i 70-të në karrierë

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin fitoi sot garën e gjigandit për femra, garë e vlefshme për Kupën e Botës. Kjo ishte gara e parë sezonale e skive, zhvilluar në pistën suedeze të Soelden.

Pas dy zbritjeve, Shiffrin dha kohën e përgjithshme 2’07”22, duke lënë pas zviceranen Lara Gut, që udhëhiqte pas zbritjes së parë. Në podium i ngjit edhe Petra Vlhova e Sllovakisë.

Për skiatoren amerikane ky është suksesi nr.70 në karrierë në garat e Kupës së Botës, i 13-ti në disiplinën e gjigandit. Nesër do të zhvillohet gara e gjigandit për meshkuj, po në këtë pistë.

Related posts

CARABAO CUP/ Pas një krosimi nga Winks, Gareth Bale zhbllokon sfidën ndaj Stoke City me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Ja SUPER ndeshjet që ju bëjnë MILIONERË sot (FOTO)

Isa.Autor

“ZOTI TË JEP ATË QË MERITON”/ Trajneri Egbo: Derbin e kemi përgatitur si ndeshjen…

Delo.autor

Leave a Comment