Futboll Sport

E BUJSHME/ “Trembet” Dibala! Sulmuesi “190 milionë euro” i vetofrohet Interit

Interi vazhdon të punojë me ritme të lartë në merkato. Pas Vidalit duhet të largohet edhe Sançesi, ndërkohë që nuk duhet përjashtuar sakrifica e Xhekos për të cilin parashikohen më pak hapësira sesa në sezonin e kaluar.

DEMBELE 1

Zikaltrit janë ambiciozë dhe kërkojnë titullin e 20-të të historisë së tyre. Mundësisht duke e rrokur në sy të rivalëve të qytetit dhe kampionëve të Italisë në fuqi, Milanit.

Ëndrra “Dibala” është e gjallë, por edhe mbase disi e dalë në plan të dytë.

 

 

Sidomos nëse bazohemi te vizita që ka bërë në selinë e zikaltërve në orët e fundit Musa Sisoko.

Ish-mesfushori i Totenhemit aktualisht bën menaxherin dhe ndër lojtarët për të cilët kujdeset është Osman Dembele.

Atij sapo i ka përfunduar kontrata me Barcelonën dhe është pa skuadër.

Për këtë arsye, destinacioni i radhës mund të jetë Interi.

ISH-190 MLN – Dëmtimet e shumta i kanë penalizuar rritjen, por kur është në formë, 25-vjeçari është nga ata futbollistë që bëjnë diferencën.

Mbi cilësinë e tij nuk ka dyshime, teksa zbritjet e tij mund të krahasohen edhe me ato të Mbapesë.

Këtë e dëshmojnë edhe 190 milionë eurot që vlente kartoni i tij në shkurt të 2019-ës sipas “Transfermarkt”.

Aktualisht vlera e Dembelesë nuk i kalon 40 milionët, por duke qenë lojtar i lirë, Interi po mendon se thjesht punësimi i tij do të ishte një rrugëzgjidhje për t’i dhënë një shigjetë më tepër Inzagit për harkun e tij.

Barcelona e bleu për 140 milionë euro pesë vite më parë, por francezi zbriti në fushë vetëm 150 herë mes kampionatit dhe turneve të tjerë duke shënuar 32 herë.

Shumë pak, nga një profil për të cilin kishte pritshmëri të larta, të cilat, mbase, mund t’i respektojë tek Interi.

Related posts

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME LAÇIN/ Mesfushori Kodra: Më solli kushëriri në Shqipëri, u trondita kur pashë…

Delo.autor

NISIN VITIN 2021 ME FITORE SPEKTAKOLARE/ “Topçinjtë” mposht me “POKER” West Brom

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Rrezikojnë vlonjatët, Xhika bën ndërhyrje vendimtare (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment