Futboll Sport

INTRIGAT E MERKATOS/ Ylli i Juventusit do vetëm Bajernin e Mynihut

Bajerni ka nisur nga puna për gjetjen e një ylli të ri në mbrojtjen e Nagelsmanit.

“Sky” zbuloi se qendërmbrojtësi i Juves është në orbitën e kampionëve të Gjermanisë, ndërsa drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka mbajtur edhe bisedimet e para me klubin.

Dhe këtë informacion e përforcoi më shumë dje edhe “Bild” dhe “Sport Bild”, të cilat zbulojnë se holandezi i ka dorëzuar një kërkesë transferimi Juventusit.

Në ditët e ardhshme, Salihamixhiç pritet të ketë kontakte të reja me klubin italian.

Qendërmbrojtësi 22- vjeçar, i cili ka një kontratë deri në 2024-n me bardhezinjtë, dëshiron t’i japë lamtumirën Torinos.

Ai ishte në fokusin e Bajernit përpara se të transferohej nga Ajaksi në 2019-n, ndërsa Bajerni pritet të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me agjencinë që menaxhon mbrojtësin, e cila është e njëjta me atë të dy transferimeve të kësaj vere nga Ajaksi, Gravenbershit dhe Mazrauit.

Problem mbetet konkurrenca. Sepse Çelsi është duke përgatitur një ofertë 70 milionë euro, por lojtari është edhe në dëshirat e Sitit.

Nëse Bajerni siguron shërbimet e tij, atëherë i hapet rruga shitjes së Benzhamë Pavarit. Sipas “Sky”, për mbrojtësin francez janë të interesuar Çelsi, Juventusi dhe Atletiko e Madridit.

Related posts

Rihapet pista për një blerje ”bombë” në Madrid, Perez në gatishmëri

Isa.Autor

KËSHILLON PRINCIN SAUDIT MBI MERKATON/ Legjenda Ferdinand: Unë do ta nisja duke investuar te këto emra

Delo.autor

“LUMË GOLASH” NË “OLIMPICO”/ Roma bën mrekullinë dhe barazon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment