Futboll Sport

GODITJE PËR JUVENTUSIN/ Ylli i “Zonjës së Vjetër” rrezikon të qëndrojë gjatë larg fushave

Pasi argëtoi stadiumin “Allianz” në 66 min utat e ndeshjes debutuese kundër Sasuolos, Angel di Maria mori një lajm të hidhur. Diçka ishte nuhatur që nga dalja e tij nga fusha, por me sa duket rreziqet janë edhe më të mëdha.

Me sa njofton klubi bardhezi, argjentinasi ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg nga fusha e luajtur për të paktën 10 ditë. Pas firmosjes së golit të parë të kampionatit të Juventusit dhe dhënies së një asisti për Vlahoviçin, 34-vjeçari u largua nga fusha duke u ankuar për dhimbje në rrëzë të kofshës së majtë.

Testet instrumentale që iu nënshtrua dje zbuluan një dëmtim të shkallës së ulët në muskulin në fjalë dhe për të kuptuar situatën e tij një rivlerësim do të bëhet mbas 10 ditësh.

Masimiliano Alegrit i mungonin tetë lojtarë të hënën mbrëma e megjithatë mori një fitore bindëse. Tashmë do të ketë zgjedhjet e numëruara për sfidën e fundjavës, por trajneri u deklarua i qetë.

Buletini i djeshëm mjekësor sigurisht e rrit shqetësimin, sidomos në kuadër të takimit me Sampdorian ku do të mungojnë edhe gurë të rëndë si Kieza apo Pogba.

Në rastin më të mirë, në fakt, Di Maria nuk do të rrezikohet as për sfidën me Romën, duke tentuar që të jetë gati për fillimin e shtatorit kur pritet të rikthehet edhe Pogba.

Te Juvja do të tentojnë t’i kenë yjet të gatshëm për sfidat e Champions-it, ndërkohë që Alegri mund të fillojë të mbështetet te Filip Kostiçi.

Në afro 30 minutat kundër Sasuolos, serbi u tregua kërkues dhe i bindur taktikisht, teksa mund edhe të kishte shënuar. Do të jetë ai arma e Juves në aspektin ofensiv, teksa në klub numërojnë ditët për rikthimin e Di Marias e Pogbasë.

Related posts

“JUVENTUS DËSHTON NË CHAMPIONS PREJ 25 VITESH”/ Ish-sulmuesi Cassano: Nuk janë si Milan, në Itali fitojnë sepse…

Delo.autor

E BUJSHME/ E kërkuan Bayern dhe Barcelona, talenti shqiptar befason me zgjedhjen. Transferohet tek…

Delo.autor

Manchester City kalon në fazën tjetër të FA Cup, eliminohet Stoke City i Shaqirit

Q.Autor

Leave a Comment