Futboll Seria A Sport

Revolucioni i FIFA-s/ Kufizim klubeve për numrin e lojtarëve që mund të transferojnë

Gjermanja “Sportbild” shkruan se FIFA është duke studiuar mundësinë e vendosjes së një kufiri për transferimet e lojtarëve nga klubet. Sipas tabloidit në fjalë, ideja e qeverisë botërore të futbollit është që të lejojë vetëm 8 transferime lojtarësh për çdo klub në sezon, për të shmangur raste të tilla si Chelsea, që aktualisht ka 40 lojtarë të transferuar, apo Juventusi me 26 lojtarë.

Shumica e klubeve të mëdha kanë huazuar lojtarë në ekipet e tjera. Për shembull, klubi katalanas (Barcelona) ka pesë lojtarë të huazuar në këtë sezon (Ortolá, Douglas, André Gomes, Arda Turan dhe Paco Alcacer). Normalisht, objektivi është për të kërkuar një zgjidhje të përkohshme për lojtarët, të cilët nuk kanë hapësira në klubet që posedojnë kartonin e tyre dhe duan të fitojnë përvojë diku tjetër, në elitë.

Megjithatë, disa klube, sidomos në nga Premier League dhe Seria A, e përdorin këtë formë “prokurimi” si një mënyrë për të gjeneruar një treg transferimi, që u lejon atyre të fitojnë të ardhura nga kjo mënyrë fitimprurëse, pa ndonjë objektiv sportiv.

“Sport Bild” thotë se “task force” (grupi i punës) i ka sugjeruar FIFA-s që kufiri i lojtarëve që një klub mund të transferoje (hyrje dhe dalje) në një sezon të mos e kalojë numrin tetë. Gjithmoë bëhet fjalë për futbollistë profesionistë.

Ansgar Schwenken, drejtor ekzekutiv për Bundesliga, ka konfirmuar për gazetën: “Ne e dimë qëllimin e grupit të punës së FIFA-s dhe ai ka mbështetjen tonë, sepse kampionati gjerman mund të përfitojë nga kufizimi i transfertave”.

Përjashtimi i vetëm i FIFA-s do të jetë për talentet nën 21 vjeç, të cilët janë trajnuar nga klubi i tyre lokal dhe kanë qenë nën kontratë për një periudhë të zgjatur kohe. Në raste të tilla, është e lejuar të transferohet pa kufizim, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë “arsimimin” e tyre, duke pasur më shumë mundësi për të luajtur në destinacionin e klubit.

Kufiri prej 25 lojtarësh për çdo skuadër, siç përshkruhet në rregulloret e Ligës së Kampionëve nga UEFA nuk i kënaq të gjithë në përgjithësi, sidomos Premier League, thuhet në raport. Klubet e mëdha angleze, edhe disa italiane, të tilla si Chelsea e Juventus, bëjnë një numër të madh operacionesh në merkaton e transferimeve. Juve kishte 45 lojtarë të transferuar në sezonin 2017-2018, sipas “Transfermarkt”.

Fredi Bobic, një nga udhëheqësit e zonës sportive të Eintracht Frankfurt, ka thënë me ironi se ata që janë përgjegjës për Juventusin kanë pasur me të vërtetë një katalog me shumë fletë A4 futbollistësh: “Ishte një katalog i vërtetë. Në merkaton e verës së kaluar, Juventusi regjistroi 43 transferime të rangut të lartë dhe 48 të rangut të ulët”.

“Sportbild” zhvillon më tej idenë e pikat Bobic. Për klubet në Seria A, të cilat janë kryesisht korporata dhe menaxhohen nga ana e investitorëve, lojtarët zakonisht kanë si synim të vetëm përmbushjen e një qëllimi: të mbledhin sa më shumë para.

Pasojat e kufizimit të ri, i cili ende duhet të miratohet nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, janë të parashikueshme. Pas një periudhe tranzicioni, klubet duhet të reduktojë në mënyrë drastike faturat e tyre të fryra e të shtrenjta.

Qëllimi është që shumë lojtarë, pas aplikimit të këtij rregulli, të mbeten në tregun e transferimeve dhe mund të detyrojnë çmime më të ulta. Specialistët gjermanë, kryesisht, konsiderojnë se Bundesliga do të përfitojnë nga kjo masë e FIFA-s.

Related posts

Gola nga penalltia dhe gabimet/ Fabregas “skanon” Ronaldon karshi Messit

Isa.Autor

NAPOLI-BARCELONA/ Messi në “mbretërinë” e Maradonës, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

ARRIHEN MARRËVESHJET E REJA/ Inter u rinovon kontratat 3 titullarëve, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment