Futboll Sport

“TELENOVELA” RONALDO NUK KA MBARUAR AKOMA/ Mendesh vazhdon të kërkojë një skuadër për portugezin

Menaxheri i Kristiano Ronaldos, Zhorzh Mendesh, është ende duke u përpjekur në mënyrë aktive për t’i gjetur klientit të tij një klub të ri përpara përfundimit të merkatos dhe do të bëjë çdo gjë që mundet për të realizuar një transferim, pavarësisht se Junajtidi qëndron i palëkundur në pozicionin e tij se sulmuesi nuk është në shitje.

ronaldo

37-vjeçari kërkon të largohet në drejtim të një klubi që i mundëson atij të luajë në Ligën e Kampioneve këtë sezon. Por pavarësisht se ai u rikthye në klub javën e shkuar dhe luajti të dielën në miqësoren e tij të parë të fazës përgatitore, CR7 është i vendosur që të largohet.

“SunSport” zbuloi javën e kaluar se agjenti Mendesh ka një marrëveshje në tavolinë me një klub nëse “Djajtë e Kuq” i japin atij një shifër për të liruar lojtarin, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023.

Kontrata gëzon edhe opsionin e rinovimit për 12 muaj të tjerë. Por që në këto kushte duket shumë e vështirë që të respektohet deri në fund.

Related posts

Arsenal nuk humb kohë, gati të paguajë shifrën e çmendur për Lemar

Q.Autor

FUTBOLLI NUK DO TË JETË MË I NJEJTË/ Koronavirusi detyron FIFA-n të ndryshojë rregullat e lojës

Delo.autor

ICARDI NDEZ DERBIN: Nuk kam asnjë merak për të qenë si HIGUAIN, jam më i…

Isa.Autor

Leave a Comment