Futboll Sport

“DRIDHET”MILANI/ Kampionëve të Italisë u dëmtohen tre titullarët e padiskutueshëm

Dëmtimet te Milani ndodhin edhe pas ndeshjeve.

TEO HERNANDEZ

Ndoshta është ende herët për të kuptuar kthesën që do të marrë situata, por ndërkohë buletini mjekësor i publikuar nga klubi kuqezi shpjegon se:

“Teo Hernandez po kthehet nga kombëtarja për një problem në pjesën e brendshme të kofshës që do të vlerësohet në ditët në vijim me testet instrumentale”, ndërsa “Davide Kalabria, i cili gjatë ndeshjes me Napolin ankoi një kontrakturë në pjesën e pasme të kofshës do të vlerësohet përpara se të rifillojë stërvitjet”.

 

 

Pikëpyetje për të dy, prandaj për momentin nuk mund të shkojmë më tej me shkallë dëmtimi apo afate shërbimi.

Teo kishte filluar të ndiente diçka që në pjesën e dytë, kur kishte ende një segment të plotë të ndeshjes kundër Napolit, por në më shumë se një rast ai i ishte përgjigjur jo Piolit, i cili e pyeti nëse kishte nevojë për zëvendësim.

KALABRIA 1

Fryma e sakrificës, ndjenja e përkatësisë, të gjitha shumë të këndshme edhe nëse në disa raste ndalimi në kohë ndihmon për të shmangur probleme më të rënda.

Dyshja i bashkohet Origit që po kurohet në Belgjikë dhe Rebiçit që po e merr veten nga hernia diskale. Nga ana tjetër, për Ibrën dhe Florencin, takimi për t’i parë në fushë është lënë pas fillimit të vitit 2023.

TONALI 1

MË MIRË TONALI – Për ta kuptuar më mirë edhe situatën në lidhje me Sandro Tonalin, për të cilin nuk kishte dalë asgjë e veçantë pas Napolit në mjedisin kuqezi. Roberto Mançini në konferencën për shtyp tha:

“Mendoj se nuk është një problem i madh”, duke ilustruar kështu një problem që gjithsesi ekziston. Një problem edhe në këtë rast me karakter muskulor, i cili që në konstatimet e para, siç thotë Mançini, nuk po ngjall shqetësim të veçantë.

Në qendrën e grumbullimit të Italisë po kryhen kontrolle, Sandro është aktualisht në grup dhe gjendja e tij do të vlerësohet në orët në vijim.

MI (1)

Related posts

NUK DI TË NDALET ME WERDER BREMEN/ Pas 6 minutash lojë, Rashica shënon një super gol në Gjermani (VIDEO)

Delo.autor

MODELJA SEKSI/ Trapp me fat: Izabel Goulart është një vepër arti (FOTO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Chelsea merr një goditje të rëndë, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment