Futboll Sport

E BUJSHME/ Jo vetëm Marselo, klubi ballkanas “pa frena” në merkato! Gati transferimi i ish-kampionit të Europës (DETAJET)

Olimpiakos është gati për një tjetër goditje të bujshme në merkato

Sipas medias greke, “Gazzetta.gr”, klubi historik i Greqisë është një hap larg transferimit të Hames Rodrigez.

Trekuartisti kolumbian është gati për tu rikthyer pas një viti në kontinentin e vjetër, pas eksperiencës që kishte në Katar me ekipin e Al-Rajanit.

Ish-kampioni i Europës dhe i Botës me Realin e Madridit ka arritur akordin me klubin helen dhe pritet të bëhet sërish shok skuadre me Marselon, i cili pak ditë më parë u prezantua si futbollisti i ri i ekipit nga Pireu i Athinës.

Detajet e transferimit janë huazim me të drejtën e blerjes dhe me klubin e Olimpiakosit që do të mbulojë pagën 2 milionë euro nga 6 që futbollisti përfiton në Katar.

Vlen të theksohet se dritarja e transferimeve në vendin fqinj është i hapur deri nesër.

Aktualisht në këtë sezon në Katar me fanellën e Al-Rajanit, Hames Rodrigez është aktivizuar në 1 ndeshje, ndërsa më parë përveç Realit të Madridit ka luajtur edhe me skuadrat e Everton, Bajern Mynih, Monako dhe Porto

Related posts

SHAKIRA THUMBON SËRISH PIQUE/ Një këngë të re për “dadon e papaguar

F.autor

BËN “ÇMENDURIË” NË MERKATO/ Manchester City paguan klauzolën për mesfushorin e Atleticos…

Delo.autor

BARCELONA-EIBAR/ Sfida në “Camp Nou” nisi me vonesë, arsyeja është e çuditshme! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment