Futboll Seria A Sport

INTERI NDRYSHON REGJINË DHE KRAHËT NË SFIDËN ME SASUOLON/ Inzagi i beson përsëri Asllanit (FORMACIONET E MUNDSHME)

Sot në orën 15:00, Interi do të udhëtojë drejt Sasuolos, për t’u përballur në “Mapei Stadium” me formacionin e Alesio Dionisit.

INTER 1

Të dyja skuadrat janë momentalisht në kuotën e 12 pikëve dhe ndajnë mes tyre vendin e tetë dhe të nëntë në kampionat, duke i dhënë kësaj sfide një rëndësi të veçantë, edhe pse diferencat mes organikave dihen.

Zikaltrit ama nuk do ta kenë të lehtë, pasi përballë do të gjejnë një ekip që ka arritur të mbajë 5 herë në 8 javët e para të kampionatit portën e paprekur, më mirë se kushdo në Itali, ndërkohë që në pesë kampionatet kryesore europiane vetëm Barcelona (6 herë) ka bërë më mirë.

 

 

Por skuadra e Inzagit e ka thyer mbrojtjen katalanase në mesjavë, pavarësisht se në një tjetër kompeticion dhe tani do të përpiqet ta bëjë këtë edhe me Sasuolon, ku qëllimi sigurisht që është fitorja, edhe pse protagonistët do të jenë të ndryshëm nga ata të Europës.

ASLLANI

Nga minuta e parë pritet të rikthehet Kristjan Asllani, që do të luajë kështu të dytën ndeshje radhazi si titullar pas asaj ndaj Romës, i shoqëruar nga Barela e Çalhanoglu.

Krahët do të zotërohen nga Gosens e Dumfris, ndërkohë që në sulm dyshja e detyruar pas dëmtimit të Korreas e Lukakut, do të jetë Xheko-Lautaro.

Për t’iu rikthyer prapavijës, Açerbi do të rikthehet në qendër të mbrojtjes me të zakonshmit Shkriniar e Bastoni, kurse në portë Inzagi do të zgjedhë edhe një herë Handanoviçin.

Të besuarit e Inzagit do të bëjnë çmos për t’i dhënë vazhdimësi suksesit të arritur me Barçën, por mbi të gjitha për t’u kthyer te fitorja në kampionat, që mungon prej dy ndeshjesh, ecuri që u ka dhënë jetë një sërë statistikash interesante.

SAS (1)

Related posts

PASI FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Maldini është gati të qëndrojë te Milani, por me disa kushte

Delo.autor

HISTORIA E VEÇANTË/ BBC reportazh për futbollistin që në Shqipëri merrte 100 dollarë në muaj, dhe sot është yll në Champions

Delo.autor

LIVERPOOL BËN MREKULLINË/ Barcelona “KAPITULLON” në “Anfield” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment