Futboll Sport

KONTRIBUTI ME MILANIN/ Rafael Leao, në Europë vlen sa Nejmari dhe Lionel Mesi

Rafael Leao është një nga katër lojtarët e vetëm me të paktën katër gola të shënuar dhe katër asiste në pesë ligat kryesore europiane në zhvillim.

Këtë statistikë portugezi i Milanit e ndan së bashku me Lionel Mesin, Nejmarin e PSG-së dhe Dango Uataran e Lorios në kampionatin francez.

Impakti i tij në këtë fillim sezoni ka qenë vrastar e nuk është rastësi që kampionët e Italisë kanë humbur vetëm në një ndeshje, ndaj Napolit, ku ai nuk ishte i pranishëm për arsye skualifikimi.

Në kontratë deri në vitin 2024, gjatë këtij muaji duhet të nisin bisedimet për rinovimin e tij deri në 2027-ën me një përmirësim të rrogës nga 1.5 milionë eurot aktuale në 6.5 milionë.

Related posts

MARRËVESHJA PRANË FINALIZIMIT/ Trilogjia Holyfield-Tyson do të gjenerojë 100 milionë dollarë

Delo.autor

FOTOJA E RRALLË BËHET VIRALE/ Njihuni me MESSIN kur ishte foshnjë me BIBIRON

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Gati shkëmbimi i bujshëm Juventus-Manchester United për yjet…

Delo.autor

Leave a Comment