Futboll Sport

RONALDO NDODHET NË DUBAI/ Shumë pranë firmës me klubin që do t’i ofrojë 500 milionë euro

Kristiano Ronaldo do të firmosë një kontratë prej 200 milionë eurosh në vit me klubin e Arabisë Saudite, Al Nasr, përpara ndërrimit të viteve sipas gazetës spanjolle “Marca”.

Kontrata e sulmuesit portugez me Mançester Junajtidin u ndërpre me konsensus më herët gjatë këtij muaji pas krisjes së parikuperueshme të raportit mes klubit dhe sulmuesit 37- vjeçar, që kulmoi me atë intervistë për Pirs Morganin.

CR7-ta, i cili aktualisht ndodhet në Dubai, u përfol për një transferim te gjigantët e Arabisë Saudite përpara Botërorit të Katarit, por ai refuzoi që ta komentonte, duke thënë se ishte i përqendruar vetëm te Kupa e Botës.

Por sipas “Marca”, Al Nasr nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të firmosur me 5 herë fituesin e “Topit të Artë” dhe e pret atë që brenda 10 ditëve të ketë firmosur kontratën prej 200 milionë eurosh në vit, të paktën deri në vitin 2025, por ajo do të ketë edhe klauzolën e rinovimit të saj. Ronaldo dhe familja e tij ndodhen në Dubai dhe do të presin atje derisa të arrihet akordi me Al Nasr, i cili përfshin edhe marrëveshjen për të drejtat e imazhit.

Kapiteni i Portugalisë refuzoi një transferim në Arabinë Saudite verën e shkuar, por pa një interes të klubeve elitare europiane që nuk janë gati të bëjnë një sakrificë financiare për një lojtar në perëndim të karrierës, ai duket se do ta pranojë këtë sfidë të re jashtë Europe.

Al Nasr është një prej klubeve më të suksesshme në Arabinë Saudite, ndërsa janë shpallur kampionë 9 herë. Por triumfi i fundit i tyre ka ardhur në vitin 2019.

Në vitin 2020 dhe 2021 ata nuk arritën dot të konfirmoheshin të parët, por arritën të fitojnë Superkupën e Arabisë Saudite.

Skuadra që aktualisht drejtohet nga Rudi Garsia, i cili i ka rikthyer në krye të kampionatit, ka dështuar që të ketë një impakt të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Prandaj ata e shohin Kristianon si yllin e padiskutueshëm për të bërë kapërcimin e madh.

Related posts

FSHF zyrtarizon datën, ja kur do të luhet finalja e KUPËS së SHQIPËRISË

Sadik.Autor

“ÇMENDURI”/ Juventus kontakton babain e Messit, në një ekip me Ronaldon

Delo.autor

Lazio në telashe disa ditë para ndeshjes vendimtare me Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment