Futboll Sport

TEN HAG THYEN REKORDIN E FERGUSONIT/ Junajtid arrin akordin për Veghorstin

Mes Mançester Junajtidit dhe Vut Veghorst duket se është zgjidhur ngërçi. Klubi i Beshiktashit ka pranuar ofertën e dytë të “Djajve” për huazimin e sulmuesit holandez deri në fund të sezonit për 2.5 milionë paund, ndërsa kishin refuzuar një ofertë të parë prej 2 milionë sterlinash.

Oferta e dytë e “Djajve” për 30-vjeçarin, kartonin e të cilit e zotëron klubi i Bërnlejt, ka rezultuar vendimtare për të rrëzuar rezistencën e gjigantëve turq, ku sulmuesi është i huazuar. Por për ta bërë ende zyrtare marrëveshjen mungon gjetja e zëvendësuesit të tij nga Beshiktashi. Me të ndodhur kjo, atëherë sulmuesi i Holandës pritet të realizojë ëndrrën dhe të luajë në “Old Trafford”. Junajtid duhet ta regjistrojë deri të premten në mënyrë që ta ketë në dispozicion për derbin e Mançesterit.

TEN HAG – Me fitoren e Mançester Junajtidit 3-0 kundër Çarltonit në çerekfinalet e Kupës Karabao mbrëmjen e së martës, trajneri Erik ten Hag regjistroi edhe fitoren e 20- të në stolin e “Djajve të Kuq” në 27 ndeshje. Ky triumf e bëri menaxherin holandez teknikun e parë që i arrin kaq shpejt kaq suksese në historinë e klubit, duke thyer edhe trajnerin legjendar Sër Aleks Fergusonin. Junajtid prezantohet në derbin e së shtunës kundër Mançester Sitit me një formë të shkëlqyer (8 fitore radhazi).

Skuadra e Ten Hagut nuk ka pësuar gjithashtu gol në 14 ndeshje. Në total Junajtid ka shënuar 49 gola dhe ka pësuar 26, ndërsa golashënuesi më i mirë është Markus Rashford me 15 gola. Ten Hag theu rekordin e mbajtur nga Zhoze Murinjo. Teknikut portugez iu deshën 31 ndeshje për të arritur 20 fitoret e para në stolin e Junajtidit. Ndërkohë që më pas renditen Luis van Gal dhe Dejvid Mojes. Si holandezit ashtu edhe skocezit, iu nevojitën 36 ndeshje për 20 sukseset e para në stolin e “Djajve”, ndërsa një legjende si Sër Met Basbi iu deshën 40 takime. Në vend të pestë të këtij klasifikimi renditet Solskjaer (42 ndeshje). Më pas renditet Sër Aleks Ferguson (45) dhe Tomi Doherti (68).

 

Related posts

“MË I FORTI KEJNI APO LUKAKU?” Tuhel: Unë nuk do të mbroja…

Delo.autor

Pesë dështimet e mëdha në Premier Ligë këtë sezon

Sadik.Autor

PAMJE TË RËNDA/ Shënoi golin e fitores, futbollistit anglez i del gishti nga vendi

F.autor

Leave a Comment