Futboll Sport

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Milan pret Tottenham, përballje “titanësh” mes PSG dhe Bayern Munich

Sot në mbrëmje rikthehet turneu magjik i Champions League, i cili do të gjejë sot dy përballje të jashtëzakonshme.

Mbrëmja e sotme do të ketë në vëmendje supersfidën, përplasjen e titanëve, ajo mes PSG-së dhe Bayern Munich.

Francezët vijnë nga një humbje në fundjavë përballë Monakos me rezultatin 3-1, por kanë ndjerë mungesën e Messit dhe Mbappes. Sot, dyshja sulmuese dhe yjet e këtij klubi priten të jenë të rikuperuar për sot dhe të jenë në fushën e lojës për të tentuar një fitore të madhe, edhe pse Mbappe mund ta nisë nga stoli

Bayern Munich pas tre barazimeve radhazi në Bundesliga, ka marrë dy fitore tepër të rëndësishme në ligë. Gjermanët kanë mungesa me peshë të lartë. Hernandez, Mane, Mazraoui, Neuer dhe Wanner janë mungesat e bavarezëve.

Kjo sfidë parashikohet të jetë intensive, me emocione, spektakël dhe gola.

Nga ana tjetër, Milan do të pres në San Siro klubin anglez të Tottenham. Kuqezinjtë e Piolit nuk ndodhen në një moment të mirë, duke marrë parasysh edhe mungesat e rëndësishme që kanë. Ndeshjen e fundit në Serie A e fituan ndaj Torinos dhe shpresojnë që të jetë një pikë kthese për ta.

Milan sot do të bëjë pa Florenzin, Maignan dhe Bennacer, të tre të dëmtuar. Nuk do të kenë në radhët e tyre as Ibrahimovic i cili nuk u grumbullua nga Pioli, por edhe Dest gjithashtu.

Tottenham vjen nga një humbje në kampionat, një humbje e cila dhembi shumë pasi Leicester e turpëroi me rezultatin 4-1. Conte ka shumë mungesa dhe përballë Milanit duhet të improvizojë në fushën e lojës. Bentancur, Bissouma, Hojbjerg, Lloris dhe Sessegnon janë mungesat e rëndësishme të Antonio Contes për këtë sfidë.

Related posts

ZYRTARE/ Fabio Grosso emërohet trajner i skuadrës së njohur italiane

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME E JANARIT/ Conte gjen sulmuesin e ri për zero para, gati marrëveshja e madhe

Delo.autor

E zbulon ish-kolegu: MODRIC nuk është i lumtur në Madrid…INTERI gati ta “rrëmbej”

Isa.Autor

Leave a Comment