Futboll Sport

E BUJSHME/ Elon Musk kërkon të blejë Manchester United

Manchester United, klubi më i shtrenjë në duart e njeriut më të pasur të planetit? Kombinim i realizueshëm pasi Elon Musk ka shfaqur interes për të blerë aksionet e “Djajve të kuq” që janë nxjerrë në shitje nga familja amerikane Glazer.

Pasuria e pronarit të kompanisë Tesla llogaritet të jetë rreth 170 miliardë dollarë dhe nuk do të jetë aspak problem që ai të fusë nën kontrollin e tij edhe klubin e Premier League nëse do të dëshirojë.

Sipas mediave britanike, Musk ka ofruar rreth 5 miliardë dollarë për të bindur pronarët aktualë ta shësin klubin por ofertat do të vlerësohen pasi të mbyllet afati i fundit i dorëzimit që është data 17 shkurt.

Burime të ndryshme nga stafi i manjatit amerikan, pohojnë se Musk po e monitoron situatën e Manchester United nga shumë pranë dhe kjo është një mundësi që ai nuk dëshiron ta lejë t’i ikë nga duart.

 

Related posts

“TREGU ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM”/ Villas Boas: Maldini u tregua i pasjellshëm por kuptohet…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët e Anglisë mposhtin Leipzig falë dyshes Salah-Mane

Delo.autor

(FOTO) Publikohet formacioni i sezonit të parë në Serie A, surprizon Icardi

Q.Autor

Leave a Comment