Futboll Sport

NGA GRUPI CILËSOR TE TRAJNERI I RI/ Ja 5 arsyet pse Shqipëria mund të dalë me pikë nga Varshava

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të saj për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, ku përballë do të ketë Poloninë në Varshavë. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj pesë arsyet pse Kombëtarja kuqezi mund t’ia dalë për të ardhur me pikë nga kjo sfidë.

1) Ka një grup cilësor lojtarësh që luajnë në nivele të larta dhe shumica kanë kohë që luajnë bashkë.

2) Ka trajner të ri dhe pothuajse gjithnjë futbollistët japin diçka mbi normalen kur një teknik i ri ulet në krye të stolit.

3) Polonia vjen nga një humbje e rëndë me Çekinë në start dhe gjendja prej muajsh nuk është e mirë në ekip pas polemikave për shpërblimin e Botërorit.

4) Shqipëria e Silvinjos është një enigmë për polakët, sepse ka ndryshuar skema pas ikjes së Rejës. Madje është një mister edhe për vetë shqiptarët… Kjo mund të jetë armë plus për ne.

5) Shqipëria luan edhe për dy rezultate. Fitorja do të ishte super, por edhe 1 pikë në Varshavë nuk është keq. Polonia është në presion të jashtëzakonshëm sepse ka humbur 3-1 ndeshjen e parë dhe me Shqipërinë kërkohet vetëm fitore.

Related posts

NUK “PËRMBAHET”/ Sarri: Më xhirojnë k**et kur dëgjoj se…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Flet trajenri Duro: Një gol na krijoi tentsion, por…

Delo.autor

SFIDA NDAJ UELLS/ Në Cardiff-it dëgjohet himni shqiptar, Reja bën dirigjentin ndërsa lojtarët praktikojnë zërin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment