Futboll Sport

“SHËROHET” MILANI/ Rikuperohen titullarët, presioni bie mbi Piolin

Milan nuk po kalon momente të mira dhe sikur të mos mjaftonte rëshkitja në vendin e pestë në Serinë A, të mërkurën në mbrëmje në Londër duhet të mbrojë fitoren 1-0 arritur në “San Siro” ndaj Tottenham.

Champions League ka qenë një mollë e ndaluar për Milanin vitet e fundit dhe tashmë është momenti më i mirë për të treguar se djalli është ringjallur. Lajmi i mirë në kampin kuqezi është rikthimi i Giroud, por Pioli shpreson të ketë edhe Brahim Diaz, që doli i dëmtuar në sfidën e fundit ndaj Fiorentinës.

Në stërvitjen e fundit ishte i pranishëm edhe Origi. Presioni është i madh, sidomos mbi trajnerin Pioli, i cili në rast se nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm, me shumë mundësi nuk do të jetë në stolin e Milanit.

Madje mediat italiane shkojnë deri atje sa kanë gjetur edhe zëvendsuesin e tij, me Luis Enriquen që duket se është gati të marrë drejtimin e kuqezinjve në rast se nuk ulet në stolin e Brazilit.

Gjithsesi, së pari, Milan kërkon çerekfinalet e Champions League, pasi kjo është shumë e rëndësishme edhe për arkat e klubit, teksa priten të vijnë 20 milionë euro.

Related posts

MADHËSHTOR/ Juventus mposht Atalanta-n me përmbysje dhe ngre Kupën e Italisë

Delo.autor

Musolli tregon përplasjen me Shtubinën, flet hapur për sherrin

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Në 2006 i dha Kupën e Botës, Lippi kthehet te Italia me rol tjetër!

Delo.autor

Leave a Comment